Bota

5 mijë € gjobë ditore, ish-mbreti belg Alberti II pranon të kryejë testin e AND-së për atësinë

29 Maj 2019, 09:52 Nga DOSJA
5 mijë € gjobë ditore, ish-mbreti belg Alberti II pranon të

BELGJIKË – Albert II, i cili është larguar nga froni gjashtë vjet më parë, ka rënë dakord për një test të ADN-së të kërkuar nga një grua që pretendon të jetë vajza e tij, në atë që mund të jetë një zbulim i madh për monarkinë.

Në shkurt, ai refuzoi të nënshtrohej një provë të tillë në një rast që kishte për qëllim të provonte se ai kishte një fëmijë jashtë martese në vitet 1960 (Lexo këtu).

Avokatët e gruas që pretendon se është e bija e ish-mbretit,  Delphine Boël, thonë se vërtetimi i atësisë mund të jetë një zbulim i bujshëm.

Albert II, tashmë 84 vjeç, i cili u shkëput nga froni në vitin 2013 për shkaqe shëndetësore, ishte përballur me një gjobë ditore prej € 5,000 për të mos aprovuar ADN-në e tij në rastin e sjellë nga Delphine Boël.

Boël ka tentuar të provojë se Albert është babai i saj biologjik për vite dhe historia e saj shpesh ka bërë tituj. Albert kurrë nuk e ka mohuar publikisht që të jetë babai i saj, por ka refuzuar të ofrojë DNA.

Një deklaratë nga avokati i Albert, i dorëzuar në mediat belge, tha se ish-monarku kishte marrë parasysh aktgjykimin dy javë më parë duke imponuar gjobën ditore dhe do të paraqiste testin “nga respektimi i autoriteteve gjyqësore”. Është bërë e qartë se masa nuk nënkupton pranimin e fajit.

Burimi: The Guardian

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota alberti ii atesia delphine boël ish-mbreti belg testi adn alberti ii atesia delphine boël ish-mbreti belg testi adn

Sondazh

Poll