Bota

Operacioni që trazoi marrëdhëniet Prishtinë-Beograd/ Publikohen dokumentet sekrete: Kush do arrestohej

29 Maj 2019, 09:35 Nga DOSJA
Operacioni që trazoi marrëdhëniet Prishtinë-Beograd/

KOSOVË- Një ditë më parë njësitë speciale ROSU të Policisë së Kosovës, zhvilluan një aksion në pjesë të ndryshme të territorit, përfshirë edhe veriun e vendit, Zubin Potok, Leposaviç e Mitrovicë e veriut. (Lexo këtu)

Një ditë pas këtij aksioni, që trazoi ujërat mes Beogradit zyrtar dhe Prishtinës, media serbe Novosti, ka publikuar disa dokumente, që sipas tyre i përkasin operacionit të policisë në veri të Kosovës.

Sipas dokumenteve në fjalë, shihen ekipet e aksioneve dhe objektivi i secilës prej tyre, ndërsa në letrat e publikuara janë vetëm 3 grupe, përkatësisht ekipi i 11, 12 dhe 13.

Nuk dihet sesi këto dokumente kanë rënë në duart e medies serbe, si dhe nëse janë autentike apo jo.

Kujtojmë se nga operacioni i djeshëm janë arrestuar më shumë se 30 persona, mes të cilëve zyrtarë policorë, doganorë, të UNMIK por edhe qytetarë të thjeshtë të cilët ishin të përfshirë në krimin e organizuar, apo që penguan policinë në realizimin e operacionit. Nga ky operacion u plagosën 5 efektivë policie dhe 6 qytetarë. Vuçiç paralajmëroi Kosovën se nëse nuk do të tërhiqej nga veriu i Kosovës do të ndërhynte vetë, ndërsa urdhëroi të ishin në gatishmëri Ushtria dhe Policia Speciale. Kosova nga ana e saj u përgjigj se FSK është e gatshme për çdo rast, por shtoi se ky ishte një operacion kundër krimit të organizuar e nuk kishte lidhje me serbët si komunitet.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni 30 të arrestuar aksion në veri të kosovës dokumentet sekrete të policisë tensione në kosovë 30 të arrestuar aksion në veri të kosovës dokumentet sekrete të policisë tensione në kosovë

Sondazh

Poll