Bota

Kërcënoi Kosovën me ushtri, tërhiqet Vuçiç: Të mos shtohen fjalë, s’përmenda ndërhyrje me ushtri

29 Maj 2019, 07:24 Nga DOSJA
Kërcënoi Kosovën me ushtri, tërhiqet Vuçiç:

Serbi- Presidenti i Serbisë,Aleksandër Vuçiç është tërhequr nga deklaratat që bëri ditën  djeshme për sa i përket arrestimeve në veri të Kosovës. Një ditë më parë Vuçiç deklaroi se njësitë ushtarake dhe policia e speciale serbe duhet të ishin në gadishmëri pas ngjarjeve në ndodhën në veri të Kosovës.

Por tashmë ai është tërhequr nga kjo deklaratë e fortë. Në një konferencë për media Vuçiç ka thënë se nuk po fliste aspak për një ndërhyrje ushtarake  dhe se nuk kishte deklaruar për asnjë ndërhyrje me ushtri në Kosovë.

Nuk thashë se Serbia do të ndërhyjë ushtarakisht,  thashë se Serbia është e gatshme të mbrojë popullin e saj, të mos shtohen  fjalë që nuk i kam thënë, nuk do të luftojmë, mbajmë paqen me çdo kusht dhe kjo është shumë e rëndësishme  nëse dikush mendon se mund të bëjë një masakër kundër popullit tonë, nuk përmenda asnjë ndërhyrje, ju i përmendët ato.  Do të kemi sjellje tjetër ndaj dialoguesve shqiptarë dhe ndaj atyre të cilët në fillim s’u lajmëruan (në telefon), e më pas u shitën ‘toshë’. Nisën të lajmërohen kur e kuptuan se qëllimi ynë për të mbrojtur popullin tonë ishte serioz.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni aksioni në veri të kosovës aleksander vucic tensione në kosovë aksioni në veri të kosovës aleksander vucic tensione në kosovë

Sondazh

Poll