Bota

Trump fitore të sigurtë në 2020-ën, ja çfarë thonë analistët

29 Maj 2019, 07:41 Nga DOSJA
Trump fitore të sigurtë në 2020-ën, ja çfarë

SHBA – Sondazhet e Donald Trump mund të jenë në rënie, por shanset e presidentit për të fituar zgjedhjet e reja janë të mëdha, sipas ekonomistëve.

Administrata e Obamës, këshilltari i Sekretarit të Thesarit, Steve Rattner shkroi një kolonë të opinionit në gazetën “New York Times” rreth shanseve të Trump për të fituar edhe në zgjedhjet e vitit 2020.

Në artikullin e tij, Rattner u përqëndrua në tre raporte mbi modelet e parashikimit nga ekonomistët e akredituar të cilët të gjithë menduan se Trump do të mbajë më së shumti presidencën edhe në vjeshtën e ardhshme.

Këto modele të njëjta kanë parashikuar fitoren historike të Barack Obamës në Shtëpinë e Bardhë në vitin 2008, rizgjedhjen e tij në 2012 dhe fitoren e papritur të Trump në 2016.

Ekonomisti i “Moody” dhe kritiku i Trump, Mark Zandi kanë analizuar 12 modele të parashikimit për vitin 2020 që vlerësojnë trendet ekonomike në nivel shtetëror dhe shtojnë faktorë politikë, si një vlerësim i miratimit të presidentit.

Faktorët kryesorë që punojnë në favor të Trump për momentin janë angazhimi i tij dhe ekonomia aktualisht e mirë e Amerikës.

Burimi: DailyMail

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota donald trump president shba donald trump president shba

Sondazh

Poll