Bota

IRLANDË/ Dilte për jetë nate dhe mashtronte gruan, babai i katër fëmijëve e pëson keq

29 Maj 2019, 09:19 Nga DOSJA
IRLANDË/ Dilte për jetë nate dhe mashtronte gruan, babai i

IRLANDË– Një bashkëshort që kishte zgjedhur të dilte në klub sa herë që gruaja e tij nuk ishte në shtëpi, e ka pësuar keq këtë mashtrim. Irlandezi i tha gruas së tij, e cila ndodhej me pushime në Spanjë, që ishte rrugës për në shtëpi, që në orën 9.

Por, këto fjalë nuk mjaftuan për Fjonën e cila i kërkoi vajzës së saj të shkrepte një foto të babait nga dhoma e gjumit.

Damien zgjodhi të shkonte në shtëpi thjeshtë për të shkrepur foton, dhe për të dalë përsëri jashtë, duke e mashtruar gruan e tij. Pasi mbërriti në shtëpinë e tij në Dublin, burri u zhvesh dhe u fut në krevat për të bërë një pozë për të dashurën e tij.

Vajza e tyre, Naomi bëri foton e të atit dhe ja dërgoi nënës së saj, e cila u relaksua pasi mësoi se burri ishte në shtëpi, por bashkëshorti mashtrues nuk shpëtoi me aq.

Teksa vajza postoi foton e babait në Tëitter, shokët e tij të pijetores e bënë foton virale dhe nxorrën në pah të gjitha mashtrimet e tij.

“Gjërat që duhet të bësh për të shkuar në pub kur gruaja është larguar…”, – shkruante njëri nga shokët e Damien në rrjete sociale , shoqëruar me foton virale të tij.

Damien pohoi se ishte hera e tij e parë, që mundohej të mashtrontr gruan, dhe kjo gjë u bë virale në Dublin dhe në botë.

Burimi: The Sun

(R.L/Dosja.al)

                                                                                                                                

                                                                                                                                 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota babai i 4 fëmijëve irlandë mashtroi gruan babai i 4 fëmijëve irlandë mashtroi gruan

Sondazh

Poll