Bota

Alarmoi për disa orë prindërit në Kosovë, zbulohet kush është gruaja misterioze që lëvizte nëpër qytet

29 Maj 2019, 09:29 Nga DOSJA
Alarmoi për disa orë prindërit në Kosovë, zbulohet kush

Tiranë- Një ditë më parë një grua në Kosovë terrorizoi të gjithë prindërit dhe fëmijët. Në rrjetet sociale qarkullonte informacioni se ai ishte një person i veshur si grua që rrëmbente fëmijë. U tha se ai lëvizte në qytet si Prizren dhe Malishevë. Madje në rrjetet sociale u shpërndanë edhe disa foto, ku shfaqej e veshur me taka dhe lëvizte sa në një qytet në tjetrin.

Nuk ishin të pakta komentet e qytetarëve të cilët kërkuan ndihmën e policisë.

Foto të gruas:

Pak orë më vonë në lidhje me këtë ngjarje reagoi edhe Policia e Kosovës. Lirie Podrimaj, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës deklaroi se personi ishte një grua me iniciale  Z.S., e komunitetit rom nga Podujevës.Sipas policisë gruaja nuk është  me rrezikshmëri të lartë.

“Më datë 23/05/2019 rreth orës 19:25 ,Patrulla e S.P.Malishevë ka bërë identifikimin e personit te quajtur  Z. S, femër / rome/ kosovare nga Podujeva dhe të njëjtën e ka shoqëruar në S.P-Malishevë”, ka thënë Podrimaj. Ajo ishte e riatdhesuar nga Belgjika në Kosovë në vitin 2011 dhe është trajtuar nga punëtoret e mirëqenies sociale në Podujevë, Prizren etj.”, njoftoi policia.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni gruaja në kosovë gruaja terrorizon prindërit gruaja në kosovë gruaja terrorizon prindërit

Sondazh

Poll