Bota

Samiti i Klimës/ Schwarzenegger bashkohet me aktivisten Greta Thunberg

29 Maj 2019, 08:01 Nga DOSJA
Samiti i Klimës/ Schwarzenegger bashkohet me aktivisten Greta Thunberg

AUSTRI – Një samit i lartë i klimës i organizuar nga Organizata Mjedisore e Arnold Schwarzenegger, e themeluar në vitin 2011 për të përshpejtuar investimet dhe projektet nën-kombëtare të infrastrukturës së gjelbër është mbajtur në Vjenë.

Thunberg, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres dhe Presidenti austriak Alexander Van der Bellen hapën samitin botëror austriak R20, organizuar nga ylli i Hollivudit dhe ish-guvernatori i Kalifornisë, Arnold Schwarzenegger.

Aktivistja rinore suedeze Greta Thunberg foli në hapje për dështimin e udhëheqësve të pranishëm dhe i bëri thirrje udhëheqësve të informojnë publikun për ndryshimin e klimës.

“Shumica e njerëzve nuk kanë asnjë ide rreth shkallës së emergjencës klimatike, sepse nuk u është thënë”,– tha Thunberg, e cili ka frymëzuar miliona të rinj në të gjithë globin.

Kriza e klimës është një emergjencë dhe duhet të trajtohet si e tillë, nuk diskutohet si një mënyrë për të gjeneruar punë të gjelbër dhe rritje ekonomike, tha ajo.

Schwarzenegger vlerësoi Thunbergun si një ëndërrimtare e cila kishte krijuar një lëvizje rinore për të  vënë para përgjegjësisë pushtetarët që të mbajnë zotimet e tyre për çeshtjen e ndryshimeve klimatike.

“Nëse nuk veprojmë, është e ardhmja e tyre në rrezik, jo e jona. Vizioni i tyre duhet të na çojë në veprim”, – tha Schwarzenegger.

Samiti Botëror Austriak i R20 sjell së bashku zyrtarë të lartë, biznesmenë, investitorë, shoqëri civile dhe ekspertë të klimës, si dhe përfaqësues të rajoneve dhe qyteteve nga e gjithë bota, për të promovuar dhe zbatuar Marrëveshjen e Klimës së Parisit dhe Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara.

Burimi: DW

(R.L/Dosja.al)

                                                                                                                                                       

                                                                                                                        

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota aktivistë aktor arnold schwarzenegger greta thunberg klima aktivistë aktor arnold schwarzenegger greta thunberg klima

Sondazh

Poll