Sport

Kampionët e Europës, kontratë të re Brojës, edhe 5 vite të tjerë me Chelsean

9 Korrik 2021, 12:36 Nga DOSJA
Kampionët e Europës, kontratë të re Brojës, edhe 5 vite

ANGLI – Klubi londinez i manjatit rus, Roman Abramovich, nuk ka ndërmend ta lëshojë nga duart talentin shqiptar Armando Broja, i cili sezonin e shkuar arriti të veshë edhe fanelën e kombëtares kuqezi.

Kampionët e Europës, që aktualisht drejtohen nga gjermani Thomas Tuchel, i kanë ofruar Brojës të nënshkruajë një kontratë të re 5-vjeçare, e cila përfundon në vitin 2026.

Sulmuesi 19-vjeçar, sezonin e kaluar ka shkëlqyer në radhët e Viteses, ku ka luajtur si lojtar i huazuar, në 30 ndeshje Broja shënoi edhe 10 gola për skuadrën holandeze.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Broja pritet të jetë në ndeshjet parasezonale me Chelsean, në pritje për të mësuar emrin e ri të skuadrës, ku me shumë gjasa do të huauzohet për sezonin e ardhshëm.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport armando broja gjermani thomas tuchel kampionët e europës në radhët e viteses sulmuesi 19-vjecar sulmuesi i kombëtares shqiptare armando broja gjermani thomas tuchel kampionët e europës në radhët e viteses sulmuesi 19-vjecar sulmuesi i kombëtares shqiptare

Sondazh

Poll