Sport

Simeone rinovon, deri më 2024-ën në krye të Atletico Madridit!

9 Korrik 2021, 04:02 Nga DOSJA

SPANJE – Diego Pablo Simeone ka rinovuar kontratën dhe do të qëndrojë deri më 2024-tën në krye të pankinës së Atletico Madridit. Kuptohet, që në këtë rinovim të kontratës së tij ka ndikuar edhe fitimi i titullit të La Ligas sezonin e shkuar.

51-vjeçari argjentinas mori drejtimin e Atleticos së Madridit në verën e 2011-ës dhe pas një dekade në stol, festoi fitoren e titullit kampion. Me kontratën e re “El Cholo” shndërrohet në një legjendë te “Los Colchoneros”.

Nën drejtimin e Simeones, Atletico e Madridit ka njohur suksese të konsiderueshme, duke konkurruar në të gjithë kompeticionet ku ka marrë pjesë dhe duke fituar tituj mjaft të rëndësishëm. Kjo ka bërë që edhe drejtuesit e klubit madrilène t’i besojnë vazhdimin e bashkëpunimit.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport “los colchoneros” atleticos së madridit diego pablo simeone “los colchoneros” atleticos së madridit diego pablo simeone

Sondazh

Poll