Sport

VIDEO/ Vllazninë e “vret” një arbitër rus, 12 kartona,dy penallti kundër dhe në Bosnje humbet…nervi

8 Korrik 2021, 21:11 Nga DOSJA
VIDEO/ Vllazninë e “vret” një arbitër rus, 12

BOSNJE-Vllaznia e nis ters Conference League. Skuadra shkodrane është mposhtur 1-3 në Bosnje Hercegovinë nga Siroki Brijeg, në një ndeshje mjaft të luftuar dhe të dominuar nga vendasit. Shkodranët nuk ishin në lartësinë e duhur, edhe pse kanë pretendimet e tyre për gjykimin e arbitrit rus Matyunin. 12 kartona për shkodranët dhe dy penallti kundër.

Në fundin e ndeshjes trajneri Brdaric dhe mesfushori Ardit Krymi u ndëshkuan me kartonë të kuq, çka tregoi tensionin e madh. Siroki Brijeg dominoi në 45 minutat e para, por portieri Zogovic i ndali vendasit në disa raste. Në fundin e pjesës së parë një penallti zhbllokoi rezultatin, teksa Stanic nuk gaboi. 1-0 për Siroki, që në fillim të fraksionit të dytë të lojës fitoi edhe një tjetër penallti. Sërish kapiteni nuk fali dhe gjërat për shkodranët u vështirësuan.

Lukic më pas shënoi edhe golin e tretë, ndërkohë që në fushë kishte goxha tension. Kartonët e kuq e tregojnë qartazi, sikurse edhe të verdhët e shumtë të marrë nga Vllaznia. Në minutat shtesë Coba shënoi një gol shprese për Vllazninë, që duhet të fitojë në Shkodër me dy gola për ta çuar në shtesa.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport conference league vllaznia conference league vllaznia

Sondazh

Poll