Sport

“Copa America” / Chilavert akuzon: “Argjentina duhet të mundë Brazilin, Neymar dhe arbitrin…”

9 Korrik 2021, 06:01 Nga DOSJA

BRAZIL – Nëse në Europë është gati koha për finalen e “Euro2020” edhe në Amerikën e Jugut gjërat nuk janë shumë ndryshe me finalen e “Copa America”. Ajo është planifikuar të zhvillohet në natën midis të shtunës dhe të dielës, ku përballë njera tjetrës do të jetë Argjentina dhe Brazili.

Për finalen e këtij të turneu, që do të vendosë Lionel Messin kundër Neymar, është ftuar ish-portieri historik paraguajan, José Luis Chilavert, i cili, siç raportohet nga “Tyc Sport”, ka folur në mikrofonët e “Radio Continental”.

Chilavert nuk bëri shumë për ta fshehur preferencën e tij për Argjentinën, teksa ka dhe vendosur t’i paralajmërojë ‘Albiceleste’: “Skuadra e Messit dhe shokët e tij do të duhet të jenë të përgatitur për të mposhtur Brazilin, Neymar, VAR dhe arbitrin”,– ka deklaruar ish-portieri drejtëpërdrejtë. Dhe përsëri: “Corrupbol është i tmerrshëm”,- shtoi ai duke luajtur me emrin e federatës së Amerikës së Jugut.

Edhe një mendim për Messin: “Unë do të doja ta shihja atë duke shënuar 3-4 gola. Sepse në rast të veprimeve të dyshimta, brazilianët do të kenë gjithmonë një avantazh”,- përfundoi Chilavert. “Messi dhe ekipi i tij, duhet të luajnë me një mijë përqind të forcave të tyre”.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport “radio continental” “tyc sport” argjentina brazili copa america josé luis chilavert messi neymar “radio continental” “tyc sport” argjentina brazili copa america josé luis chilavert messi neymar

Sondazh

Poll