Sport

Neymar i shqetësuar: “Ka brazilianë që duan Messin ta shohin me trofeun e kësaj finaleje”

9 Korrik 2021, 11:48 Nga DOSJA
Neymar i shqetësuar: “Ka brazilianë që duan Messin ta

BRAZIL – Mëngjesin e së dielës do të luhet finalja e “Copa America” mes Brazilt dhe Argjentinës. Dy përfaqësuese që udhëhiqen nga Lionel Messi dhe Neymar, presin me padurim ngritjen e trofeut.

Braziliani përmes një “story” shkroi mesazhin, kushtuar të gjithë atyre brazilianëve, të cilët duan Argjentina të jetë kampione e “Copa América” këtë fundjavë…

Diçka e habitshme pa dyshim, por e vërtetë. Ka vendas që dëshirojnë të shohin Leo Messin të ngrejë trofeun e tij të parë me Argjentinën dhe shumë që madje e kanë tatuazh atë. Në funksion të numrit të madh të brazilianëve, që treguan simpatinë e tyre për Argjentinën, 10-ta e Selecao u nxeh dhe shkroi si vijon:

“Me shumë krenari dhe me shumë dashuri, ëndrra ime ka qenë gjithmonë të luaja me kombëtaren braziliane dhe të dëgjoja tifozët duke kënduar. Unë kurrë nuk kam sulmuar ose do të sulmoj, nëse Brazili po luan për diçka, pavarësisht nga sporti, një konkurs modelimi, Oskar-i etj.

Nëse Brazili është atje, unë jam nga Brazili. Ka edhe brazilianë që bëjnë ndryshe? Mirë, i respektoj ata, por këtë postim e kam pë rata që nuk dalin kundër Brazilit”.
B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll