Sport

Mourinho prezanton ‘Romën’ e tij: “Fitimi brenda tri vitesh. Unë në rënie? Jam viktimë e vetvetes”

9 Korrik 2021, 04:41 Nga DOSJA

ITALI – José Mourinho u prezantua si trajneri i ri i Romës dje. Një konferencë shtypi e pritur, në të cilën ‘Special One’, pasi falenderoi drejtuesit e klubit, tifozët, theksoi se ne Romë nuk ishte për pushime, por për të punuar. Ndërkohë, ai iu përgjigj edhe një pyetjeje specifike: si i imagjinoni Romën pas tre vitesh, kur kontrata e nënshkruar do të skadojë?

“Kam një kontratë tre-vjeçare, padyshim që klubi do të vendosë për të ardhmen, por unë firmosa për 3 vjet. Ne nuk kemi fituar për shumë vite, ne duhet të kuptojmë pse ekipi ka 29 pikë më pak nga kreu. Unë duhet të pyes veten dhe duhet të gjej përgjigjet. Klubi dhe menaxherët e dinë se ka shumë punë për të bërë, por ne duam të arrijmë titujt. Fitimi menjëherë nuk ndodh normalisht, edhe nëse në futboll ‘kurrë mos thuaj kurrë’,- ishte përgjigjja e “Special One’.

Në konferencën e tij për shtyp si trajner i ri i Romës, Mourinho foli gjithashtu për përvojat e tij më të fundit: “Unë jam viktimë e asaj që kam bërë dhe sesi njerëzit më shikojnë. Te United fitova tre tituj, por për mënyrën se si ata më shohin mua, ishte një katastrofë. Te Tottenham të njëjtën gjë, unë fitova një finale, por nuk më linin të luaja, ishte një katastrofë edhe në atë rast. Të gjithë presin shumë nga unë.”

Dhe nuk do të mungonte një goditje për dashurinë e tij të madhe italiane, Interin: “Ne flasim për projekte, punë. Titujt mund të jenë një premtim i lehtë, por realiteti është i ndryshëm. Ne flasim për kohën, projektet, përmirësimet, pastaj titujt do të vijë. Klubi nuk dëshiron një sukses të izoluar, ata duan të arrijnë atje dhe të qëndrojnë atje. Dhe kjo është e vështirë, një sukses i izoluar është më i lehtë, ndoshta ju fitoni dhe nuk keni para për të paguar pagat. Ne duam të jemi të qëndrueshëm dhe le të jemi të qartë me këtë projekt,”- deklaroi Mourinho.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport josë mourinho special one te tottenham te united josë mourinho special one te tottenham te united

Sondazh

Poll