Sport

Chelsea e ka seriozisht për Haaland, gati SUPER-OFERTA! Borussia Dortmund mund të bëjë shitjen më të shtrenjtë në histor

8 Korrik 2021, 20:28 Nga DOSJA
Chelsea e ka seriozisht për Haaland, gati SUPER-OFERTA! Borussia Dortmund

GJERMANI-Erling Haaland është objektivi kryesor i Chelsea-t në merkato. Sulmuesi norvegjez zhvilloi një sezon të jashtëzakonshëm me Borussia Dortmund.20-vjeçari shënoi 41 gola dhe shërbeu për shokët e skuadrës duke kryer 12 asistime në 41 ndeshje zyrtare në të gjitha kompeticionet.

Real Madrid, Manchester City, Liverpool, PSG e Chelsea janë në garë për shërbimet e talentit. Por kampionët në fuqi të Europës, po shihet si skuadra favorite për të nënshkruar me Haaland.Londinezët janë duke përgatitur një ofertë të lartë në drejtim të Dortmundit, ofertë që vështirë se mund të refuzohet nga klubi gjerman.

90min.com shkruan se Chelsea do të ofrojë 175 milionë euro për transferimin e lojtarit në Angli. Në rast se kjo marrëveshje konkretizohet me këto shifra, atëherë Borussia Dortmund do të bënte shitjen më të shtrenjtë në historinë e futbollit gjerman.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport borussia dortmund chelsea haaland borussia dortmund chelsea haaland

Sondazh

Poll