Hetimet për ‘Gërdecin’/ GJKKO cakton datën 27 korrik për të vendosur a do të rinisë gjykimi ndaj Fatmir Mediut, vendo
9 Korrik 2021, 08:02Nga DOSJA
TIRANË–Më 27 korrik, Gjykata e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit do të mblidhet për të vendosur nëse do të rinisë gjykimi për ish-ministrin e Mjedisit, Fatmir Mediu, apo do të rrëzojë kërkesën e SPAK. Gjyqtari i çështjes është caktuar Erion Çela.
SPAK ka kërkuar rigjykimin e Mediut, të cilin e akuzon si një nga përgjegjësit e tragjedisë së Gërdecit, ku humbën jetën 26 qytetarë dhe u plagosën qindra të tjerë. SPAK parashtroi në kërkesë se Mediu nuk ka më imunitet dhe tashmë mund të përballet me drejtësinë.
Fillimisht kërkesa u dorëzua në Gjykatën e Lartë, e cila vendosi t’ja kalojë për kompetencë GJKKO, që sipas ndryshimeve ligjore të Reformës në Drejtësi, i takon të shqyrtojë kërkesën për Mediun.
Përse akuzohet Mediu?
15 marsi shënon tragjedinë e Gërdecit, ku në fabrikën e demontimit të armëve humbën jetën 26 persona, rreth 300 të tjerë u plagosën, ndërkohë që dëmet materiale ishin të panumërta. Për këtë tragjedi prokuroria dërgoi 28 të pandehur në gjykatë ndërkohë që Fatmir Mediu, në atë kohë ministër i Mbrojtjes i shpëtoi gjykimit pasi kishte mandatin e deputetit. Mihal Delijorgji, president i shoqërisë Albademi, Ylli Pinari, drejtor i MEICO dhe Dritan Minxholli, administrator i fabrikës Albademi, ishte treshja e të pandehurve kryesorë për Tragjedinë e Gërdecit.
(a.b;f.g/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANE– Dosja e kryebashkiakut Fatos Tushe është në fokusin e debatit publik për shkak të indicieve se të përfshirë janë edhe të tjerë emra të njohur dhe politi...
DURRËS– Një 34-vjeçar ka kërcënuar me armë një pushues në plazhin e Durrësit. Ngjarja ka ndodhur në mes të ditës, për arsye ende të paditura. Autori...
DURRËS– Policia e Durrësit ka njoftuar se janë arrestuar 7 persona gjatë ditës së sotme në qytetet ku tre prej tyre ishin të shpallur në kërkim për v...
TIRANË– Mjekët e Spitalit të Traumës në Tiranë kanë dalë sërish ditën e sotme në protestë për arrestimin e dy kolegëve të tyre, Ervin Sylaj dhe Serdi Memin...
MIRDITË– Një 66-vjeçar është arrestuar nga policia e Mirditës pasi akuzohet për zjarrëvënie të qëllimshme. Ai kishte nisur fillimisht zjarrin në ban...
TIRANË– Kreu i policisë së shtetit, Ardi Veliu mblodhi mëngjesin e sotëm shefat e komisariateve dhe zëvendës drejtorët e policisë. Pas ndryshimeve të bëra ...
TIRANË– 24-vjeçarja e cila shpërndante drogën në disa zona të Tiranës, quhet Dea Zenjo. Vajzës së re, iu gjet dhe një lloj droge në formë të lëngët,...
TIRANË– Operacioni ‘Kimistja 2’ ka vënë në pranga Dea Zenjon, 24-vjeçarja e cila ishte shpërndarëse e drogës në disa zona në Tiranë. E reja iu shist...
Aktualitet 9 Korrik 2021, 06:30
KRUJË– Gjykata e Krujës ka lënë në burg 51-vjeçarin Artan Islamalaj, i cili disa ditë më parë ekzekutoi në një kapanon në fshatin Bubq, bashkëshorte...
TIRANË– Pëllumb Muskaj, është 48-vjeçari i cili do të ekstradohet nga Belgjika. Muskaj është arrestuar dhe në vitin 1997 është arratisur nga burgu i...