Aktualitet

Rama i vendosi afat 100 DITË! Ardi Veliu nuk humbet kohë, pas mbledhjes me shefat e komisariateve dhe zv. drejtorët e policis

9 Korrik 2021, 06:42 Nga DOSJA
Rama i vendosi afat 100 DITË! Ardi Veliu nuk humbet kohë, pas

TIRANË– Kreu i policisë së shtetit, Ardi Veliu mblodhi mëngjesin e sotëm shefat e komisariateve dhe zëvendës drejtorët e policisë. Pas ndryshimeve të bëra tek drejtuesit e 10 qarqeve në vend, në orët në vijim do të njihemi dhe me ndryshime që prekin sipas hirearkisë dhe shefat e komisariateve dhe nëndrejtorët e policisë në rrethe.

Kështu ndryshime deri më tani ka pasur në këto qarqe: 

Sarandë: Shefi i komisariatit i Sarandës, Syrja Bello është shkarkuar nga detyra! Në vend të Bellos është vendosur Klodian Kondi.

Korçë: Vendin e zëvendësdrejtorit Hamdi Fjore, i cili u emërua drejtor në Kukës, e zë Ferdinant Zëre.


Kjo mbledhje, vjen një ditë pasi kryeministri Edi Rama e akuzoi Policinë e Shtetit në përgjithësi si të korruptuar, pa etikë para qytetarit dhe shumë herë të vënë në shërbim të bizneseve të paligjshme. Rama vendosi afatin 100 ditor për të bërë shembuj konkret.

“Asnjë ditë më shumë, që qytetarët të marrin frymë shumë të lehtësuar, duke e parë Policinë e Shtetit në një nivel tjetër. 100 ditë. Ky është një objektiv i palëvizshëm në çdo qark”, ishte urdhëri i PRERË i Ramës.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet 100 diteshi i policise ardi veliu edi rama mbledhje ne policine e shtetit 100 diteshi i policise ardi veliu edi rama mbledhje ne policine e shtetit

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Korrik 2021, 06:30

KRUJË– Gjykata e Krujës ka lënë në burg 51-vjeçarin Artan Islamalaj, i cili disa ditë më parë ekzekutoi në një kapanon në fshatin Bubq, bashkëshorte...