Aktualitet

‘Kimistja 2’/ E shpërndante me shiringë, ua hidhte të rinjve në pije! Arrestohet 24-vjeçarja në Tiranë, shiste DROGË

9 Korrik 2021, 06:32 Nga DOSJA
‘Kimistja 2’/ E shpërndante me shiringë, ua hidhte të

TIRANË– Operacioni ‘Kimistja 2’ ka vënë në pranga Dea Zenjon, 24-vjeçarja e cila ishte shpërndarëse e drogës në disa zona në Tiranë. E reja iu shiste drogë sintetike të llojeve të ndryshme në qytetin e Tiranës, kryesisht në lokalet me muzikë në zonën e Porcelanit, Pazarit të Ri dhe Bllokut, personave të ndryshëm, kundrejt çmimeve që varionin nga 1.000 lekë të rinj deri në 10.000 lekë të rinj për një dozë (kokërr).

24-vjeçares iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale doza me lëndë të dyshuar heroinë, ekstazi, metadon dhe një aparat celular. Gjithashtu, policia ka sekuestruar edhe një lloj droge në formë të lëngët, të cilën e shpërndante me shiringë, që zakonisht përdoret nga moshat e reja duke e tretur në pije.

NJOFTIMI I POLICISË:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Kimistja 2”. Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes të drogave sintetike. Sekuestrohen doza me heroinë, ekstazi, metadon dhe lëndë narkotike në formë të lëngët. Në pranga poseduesja, njëkohësisht dhe shpërndarësja e lëndës narkotike. Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë zhvilloi dhe finalizoi me sukses operacionin e koduar “Kimistja 2”, si rezultat i të cilit u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetases: – D. Z., 24 vjeçe, banuese në Tiranë. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë dispononin informacion se kjo shtetase iu shiste drogë sintetike të llojeve të ndryshme në qytetin e Tiranës, kryesisht në lokalet me muzikë në zonën e Porcelanit, Pazarit të Ri dhe Bllokut, personave të ndryshëm, kundrejt çmimeve që varionin nga 1.000 lekë të rinj deri në 10.000 lekë të rinj për një dozë (kokërr). Gjatë kontrollit fizik dhe në banesë, 24-vjeçares iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale doza me lëndë të dyshuar heroinë, ekstazi, metadon dhe një aparat celular. Gjithashtu, kësaj shtetaseje i është sekuestruar edhe një lloj droge në formë të lëngët, të cilën e shpërndante me shiringë, që zakonisht përdoret nga moshat e reja duke e tretur në pije. Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

(A.B)/Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 24 vjeçarja ne tirane dea zenjo droge ne tirane operacioni kimistja 2 arrestohet 24 vjeçarja ne tirane dea zenjo droge ne tirane operacioni kimistja 2

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Korrik 2021, 06:30

KRUJË– Gjykata e Krujës ka lënë në burg 51-vjeçarin Artan Islamalaj, i cili disa ditë më parë ekzekutoi në një kapanon në fshatin Bubq, bashkëshorte...