Aktualitet

9 Korrik 2021, 06:30 Nga DOSJA

KRUJË– Gjykata e Krujës ka lënë në burg 51-vjeçarin Artan Islamalaj, i cili disa ditë më parë ekzekutoi në një kapanon në fshatin Bubq, bashkëshorten e tij Klarita Islamalaj.

Masa e sigurisë ndaj autorit të krimit të rëndë është dhënë në spitalin e ‘Traumës’, kjo për shkak edhe të gjendjes së tij shëndetësore.

Nga hetimet ka rezultuar se autori pasi ekzekutoi bashkëshorten ka goditur veten disa herë në bark me armën e krimit si dhe ka prerë edhe qafën. 51-vjeçari do akuzohet për akuzën, e “Vrasjes në familje”.

Cifti ditën kur ndodhi krimi ishin nisur drejt Krujës, pasi atë ditë do të paraqiteshin tek noteri duke qenë se ishin në procedura për të shitur një tokë, në këtë zonë që familja Ismalaj kishte në pronësi. Ky detaj është zbuluar nga dëshmia e djalit të madh të çiftit, i cili sipas grupit të hetimit është shprehur se prindërit e tij kanë pasur debate mes tyre, por asnjëherë nuk e ka menduar se situata do shkonte deri në këtë pikë.

Artan Ismalaj vrau gruan e tij, nënën e dy fëmijëve, Klarita Ismalaja. Ngjarja e rëndë ndodhi në makinën e familjes ku po udhëtonte çifti. Ismalaja e qëlloi me thikë bashkëshorten duke e lënë të vdekur në vend dhe më pas tentoi të vriste dhe veten.

(A.B)/Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet artan ismalaja klarita ismalaja artan ismalaja klarita ismalaja

Sondazh

Poll