Aktualitet

Të akuzuar për vepra të ndryshme penale, 7 të arrestuar në Durrës

9 Korrik 2021, 07:47 Nga DOSJA
Të akuzuar për vepra të ndryshme penale, 7 të arrestuar

DURRËS– Policia e Durrësit ka njoftuar se janë arrestuar 7 persona gjatë ditës së sotme në qytetet ku tre prej tyre ishin të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale, tre të tjerë janë arrestuar në fagrancë ndërsa një tjetër po procedihet penalisht.

Tre personat e shpallur në kërkim janë 35-vjeçari me iniciale XH.N pasi kishte kryer vepren penale ‘Heqja e paligjshme e lirisë’, 21-vjeçarime iniciale L.D, i cili është dënuar për vjedhje si dhe 44-vjeçari me iniciale K.K, që ishte i shpallur në kërkim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

NJOFTIMI:

Vijon puna nga shërbimet e Komisariateve në varësi të DVP Durrës, për kapjen e personave të shpallur në kërkim. Ndalohen 3 shtetas të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale. Arrestohen në flagrancë 3 shtetas, procedohet penalisht 1 tjetër. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, ndaluan shtetasit: Xh. N., 35 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, kryer në bashkëpunim. Ky shtetas, më datë 15.04.2018, i ka hequr lirinë shtetasit K. P., duke e marrë me forcë në makinë; L.D., 21 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës e ka dënuar me 8 muaj burg, për veprën penale “Vjedhja”; Forcat Operacionale në DVP Durrës kapën dhe ndaluan shtetasin K. K., 44 vjeç, banues në Durrës, i shpallur në kërkim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës u arrestua shtetasi P. S., 52 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ofenduar dhe kanosur në mënyrë të përsëritur kunatën e tij. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë arrestuan në flagrancë për veprat penale “Kanosja për të mos kallëzuar” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”, shtetasin E. K., 21 vjeç, banues në Krujë, pasi ka kanosur dhe ka goditur shtetasin A. B., 58 vjeç, banues në Krujë, që të mos bënte kallëzim ndaj tij në Polici, për vjedhjen e një kafshë shtëpiake. Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin E. T., 20 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua duke drejtuar pa leje drejtimi një motomjet pa targa. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 7 persona ne durres arrestohen 7 persona ne durres

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Korrik 2021, 06:30

KRUJË– Gjykata e Krujës ka lënë në burg 51-vjeçarin Artan Islamalaj, i cili disa ditë më parë ekzekutoi në një kapanon në fshatin Bubq, bashkëshorte...