Aktualitet

Po kërcënonte me armë një person në plazh, policia ndërhyn në mes të sherrit, arreston 34-vjeçarin

9 Korrik 2021, 07:51 Nga DOSJA
Po kërcënonte me armë një person në plazh, policia

DURRËS– Një 34-vjeçar ka kërcënuar me armë një pushues në plazhin e Durrësit. Ngjarja ka ndodhur në mes të ditës, për arsye ende të paditura. Autori ishte i pajisur me armë sportive.

Policia ka bërë të mundur ndalimin e personit me inicialet L.B, banues në Kavajë, i cili në të shkuarën ka qënë i dënuar për armëmbajtje pa leje dhe me precedent në fushën e narkotikëve.

NJOFTIMI I POLICISË:

Shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh, menjëherë pas marrjes së informacionit se në lagjen nr. 13, Plazh, Durrës, shtetasi L. B., pas një konflikti për motive të dobëta, po kanoste me armë zjarri shtetasin R. H., menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë bërë kapur shtetasin L. B. Pas veprimeve hetimore rezultoi se arma ishte sportive. Në vijim të procedurave, shtetasi L. B., 34 vjeç, banues në Kavajë (i dënuar në vitin 2019, për armëmbajtje pa leje, dhe me precedent të mëparshëm kriminal në fushën e narkotikëve) u procedua penalisht për veprat penale “Kanosja” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 34-vjeçari në durrës arrestohet 34-vjeçari në durrës

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Korrik 2021, 06:30

KRUJË– Gjykata e Krujës ka lënë në burg 51-vjeçarin Artan Islamalaj, i cili disa ditë më parë ekzekutoi në një kapanon në fshatin Bubq, bashkëshorte...