Aktualitet

I dënuar për vrasje në Vlorë, ekstradohet nga Belgjika 48-vjeçari i arratisur nga burgu në 97-ën

9 Korrik 2021, 06:14 Nga DOSJA
I dënuar për vrasje në Vlorë, ekstradohet nga Belgjika

TIRANË– Pëllumb Muskaj, është 48-vjeçari i cili do të ekstradohet nga Belgjika. Muskaj është arrestuar dhe në vitin 1997 është arratisur nga burgu i Lushnjës.

Shqiptari i cili jetonte në Belgjikë prej vitesh, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Vlorë e ka dënuar me 16 vjet burg, për veprën penale “Vrasja me dashje”.

Muskaj ka debatuar me personin me inicialet G. H., pasi ky i fundit akuzohej se i kishte vjedhur një shumë parash shokut të tij, shtetasit S.M. Personi ka refuzuar t’ia japë lekët dhe Pëllumb Muskaj e ka qëlluar me kallashnikov, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

NJOFTIMI I POLICISË:

Vijon bashkëpunimi i Interpol Tiranës me homologët, për kapjen dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Ekstradohet nga Belgjika, 48-vjeçari i dënuar për vrasje. Falë bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Bruksel u bë e mundur kapja në Blegjikë dhe ekstradimi drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar Pëllumb Muskaj, 48 vjeç. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Vlorë e ka dënuar me 16 vjet burg, për veprën penale “Vrasja me dashje”. Më datë 15.01.1993, në një lokal në Orikum, Vlorë, shtetasi shqiptar Pëllumb Muskaj ka debatuar me shtetasin G. H., pasi ky i fundit akuzohej se i kishte vjedhur një shumë parash shokut të tij, shtetasit S.M. Shtetasi G. H. ka refuzuar t’ia japë lekët dhe Pëllumb Muskaj e ka qëlluar me kallashnikov, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Më datë 19.01.1993, Pëllumb Muskaj është arrestuar dhe në vitin 1997 është arratisur nga burgu i Lushnjës.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet pellumb muskaj pellumb muskaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 8 Korrik 2021, 20:01

SARANDË– Tre persona janë arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim pasi akuzohen për grabitjen e disa banesave në Ksamil të Sarandës. Në pranga të...