Aktualitet

Ndezi zjarr në banesën e tij, u përhap në pyll! Shkaktoi dëm në 60 ha sipërfaqe, policia arreston pas disa orësh ndjekje

9 Korrik 2021, 06:56 Nga DOSJA
Ndezi zjarr në banesën e tij, u përhap në pyll! Shkaktoi

MIRDITË– Një 66-vjeçar është arrestuar nga policia e Mirditës pasi akuzohet për zjarrëvënie të qëllimshme. Ai kishte nisur fillimisht zjarrin në banesën e tij, e më pas flakët u përhapën në pyllin pranë, duke djegur rreth 60 ha sipërfaqe pylli me dru lisi. Autori është kapur pas disa orësh në arrati.

NJOFTIMI:

I vuri zjarrin një zone të pyllëzuar, kapet pas disa orësh ndjekjeje nga shërbimet e Policisë, autori i dyshuar. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë, pas njoftimit të marrë se në fshatin Simon, Mirditë, kishte rënë zjarr, i cili kishte dalë nga kontrolli, duke avancuar dhe duke përfshirë sipërfaqe të madhe me pyje, menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta kanë identifikuar autorin e dyshuar të zjarrvënies, shtetasin M. N., 66 vjeç, banues në fshatin Simon, Mirditë, i cili është larguar nga vendngjarja, por është kapur dhe arrestuar nga shërbimet e Policisë, pas disa orësh ndjekjeje. Ky shtetas ka ndezur zjarr në oborrin e banesës së tij dhe zjarri ka dalë jashtë kontrollit duke djegur pemët frutore të bahçes dhe më pas ka përfshirë edhe pyjet në lagjet “Laskaj”, “Hija e Laknave” dhe “Kodra e Muknezhës”. Si pasojë e përhapjes së flakëve janë djegur rreth 60 ha sipërfaqe pylli me dru lisi. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprën penale “Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”. Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë apelon për të gjithë banorët dhe për barinjtë që në asnjë rast të mos ndezin zjarr dhe fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital, për çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi, duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm nga strukturat policore.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 66-vjeçari ne mirdite arrestohet 66-vjeçari ne mirdite

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Korrik 2021, 06:30

KRUJË– Gjykata e Krujës ka lënë në burg 51-vjeçarin Artan Islamalaj, i cili disa ditë më parë ekzekutoi në një kapanon në fshatin Bubq, bashkëshorte...