Aktualitet

Dita e DYTË e protestës/ Arrestimi i dy kolegëve, Mjekët e Spitalit të Traumës, Stroni: Drejtësia po e kalon cakun e të

9 Korrik 2021, 07:18 Nga DOSJA
Dita e DYTË e protestës/ Arrestimi i dy kolegëve, Mjekët e

TIRANË– Mjekët e Spitalit të Traumës në Tiranë kanë dalë sërish ditën e sotme në protestë për arrestimin e dy kolegëve të tyre, Ervin Sylaj dhe Serdi Memini. Nga oborri i spitalit të Traumës, mjekët deklaruan se arrestimi i kolegëve të tyre është i paligjshëm, i pabazuar në prova dhe shtuan se drejtësia po kalon cakun e të drejtave qytetarë. Mjeku Gentian Stroni foli në emër të mjekëve dhe e quajti arrestimin “show”. 


‘Ne e konsiderojmë këtë veprim të drejtësisë të pajustifikuar. Deri në momentin kur drejtësia të vërtetojë provat këta persona nuk duhet të rrinë në burg. Ne po shohim se drejtësia po kalon cakun. Kjo është dhe arsyeja se përse ne kemi dalë sot, nuk jemi dakord. Sindikata e dënon këtë akt si një akt korruptiv. Deri në momentin që jepen provat ata nuk duhet të rrinë në burg. Është bërë një akt për shoë’-tha mjeku Gentian Stroni.

Ervin Sylaj dhe Serdi Memini janë dy mjekët e Spitalit të Traumës që u arrestuan pasi akuzohen se kanë marrë 500 mijë lekë ryshfet nga mamaja e Elmidin Dylit, 17-vjeçari që u plagos në masakrën e Velipojës. Mjekët dolën edhe dje në protestë ku thanë se problemi nuk është tek mjekët por te sistemi. Kirurgu Myftar Torba propozoi edhe deklarimin e ryshfetit që pacientët japin si një zgjidhje për të luftuar korrupsionin. Të dy mjekët dhe infermierja Diellë Macaj janë lënë në masën e sigurisë “arrest me burg”.

(a.b;f.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet gentian stroni protesta e mjekeve te traumes gentian stroni protesta e mjekeve te traumes

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Korrik 2021, 06:30

KRUJË– Gjykata e Krujës ka lënë në burg 51-vjeçarin Artan Islamalaj, i cili disa ditë më parë ekzekutoi në një kapanon në fshatin Bubq, bashkëshorte...