Sport

CONFERENCE LEAGUE/ Partizani hipotekon kualifikimin që nga Elbasani, pesë gola Sfintul dhe në Moldavi mund të shkojë për&#

8 Korrik 2021, 20:00 Nga DOSJA
CONFERENCE LEAGUE/ Partizani hipotekon kualifikimin që nga Elbasani,

ELBASAN- Ka nisur në mënyrën më të mirë aventura e Partizanit në Conference League. Të kuqtë fitojnë 5-2 ndaj kundërshtarit moldav Sfintul Gheorghe. Takimi zhvilluar në “Elbasan Arena” foli për skuadrën e Ilir Dajës që dominoi pothuajse gjatë të gjithë takimit. Lucas në minutën e 17′ dhe Junior në të 26′ ishin autorët e golave,ndërsa miqtë nga Moldavia shënuan vetëm një minutë përpara përfundimit të pjesës së parë me Volkov nga pika e bardhë e penalltisë.



Në pjesën e dytë Partizani vazhdon të dominojë dhe gjen dy herë të tjera rrjetën me Junior në minutën e 61′ dhe Cara në të 78′. Shifrat 4-1 relaksojnë Partizanin, ndërsa moldavët shënuan dy minuta më vonë me Solodovnicov.


Megjithatë festivali i golave mbyllet me Lucas që shënon golin e pestë për Partizanin dhe të dytin personal.Më datë 15 Partizani do të udhëtojë në Moldavi për të zhvilluar takimin e dytë, në rast kualifikimi atëherë të kuqtë do të luajnë ndaj Baselit.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport conference league partizani conference league partizani

Sondazh

Poll