Sport

“Southgate më vodhi të dashurën”! Historia e panjohur e trajnerit të Anglisë,flet i zhgënjyeri: Gjithsesi do të bëj

8 Korrik 2021, 19:30 Nga DOSJA
“Southgate më vodhi të dashurën”! Historia e panjohur

ANGLI-“Ne e donim shumë njëri-tjetrin … por çfarë rëndësie ka?” Nga Anglia vjen një histori shumë interesante: protagonisti e ka emrin Russell Gibbs. Kush eshte ai? Një burrë që duhet të irritohet me trajnerin e Anglisë Gareth Southgate. Historia u raportua në vitin 2018 nga Daily Mail: personazhi në fjalë është ish i dashuri i Alison, bashkëshortes së Southgate. Russel nuk ka më ndjenja ndaj ish-partneres dhe as ndaj trajnerit të Anglisë që në fund të fundit, vodhi të dashurën e tij.

Dashuria midis Southgate dhe Alison filloi në kohën kur anglezi ishte lojtar te Crystal Palace dhe futbollisti i ri dashurohet me një shitëse të një butiku të Londrës. është vërtet dashuri me shikim të parë, deri në pikën që Southgate fillon të kalojë orë e orë të tëra duke blerë rroba vetëm për të parë vajzën. Problemi, megjithatë, është se Alison ishte fejuar me Russell Gibbs. Në të vërtetë, të dy madje jetonin së bashku. Por Southgate, i cili ishte një mbrojtës në fushë, shkon në sulm dhe arrin të fitojë zemrën e asaj që më vonë do të bëhej gruaja e tij.

Ish-partneri i saj në fund, e mori me sportivitet. “Padyshim që unë do të bëj tifo për Anglinë dhe Southgate, pavarësisht se më mori të fejuarën, i uroj atij, ekipit dhe Alison fatin më të mirë”. Nëse në fund Southgate arrin të sjellë futbollin në shtëpi, pas 55 vjetësh mungesë, mbase Rusell do të pranojë një zemër të copëtuar si një bekim nga futbolli.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport anglia euro 2020 gareth southgate anglia euro 2020 gareth southgate

Sondazh

Poll