Sport

“Euro2020” / Itali-Angli, kuriozitete në prag të finales të madhe në “Wembley”

8 Korrik 2021, 18:36 Nga DOSJA
“Euro2020” / Itali-Angli, kuriozitete në prag të finales

ITALI – Lojtarët do të jenë në fushë, në stol do të jetë një ndeshje shahu midis Mancini dhe Southgate, por precedentët dhe kuriozitetet, me gjasa mund të ndikojnë në rezultatin e finales të së dielës në mbrëmje në “Wembley”.

Azzurrët, që kurrë nuk kanë humbur kundër Anglisë, midis Kampionatit Europian dhe Kupës së Botës, po kërkojnë një triumf që u ka munguar që nga viti 1968, ndërsa për anglezët kjo është finalja e parë.

“Wembley” është një garanci për “Tre Luanët” (15 fitore në 17 ndeshjet e fundit), por dy herët e fundit, ekipi që luajti në shtëpi në finale, ka humbur gjithmonë (Portugalia 2004 dhe Franca 2016).

● Kjo do të jetë finalja e 10-të e Italisë në një turne të madh ndërkombëtar (6 Kupa Bote, 4 Kampionate Europiane): vetëm Gjermania (14 herë) ka luajtur më shumë në kampionatet europiane. Italia fitoi Kampionatin Europian më 1968, pastaj humbi dy finalet e ardhshme në këtë garë (2000 dhe 2012).

● Kjo do të jetë finalja e parë europiane e Anglisë dhe e para në një turne të madh ndërkombëtar, që nga fitimi i Kupës së Botës më 1966. Eshtë hendeku më i thellë midis dy finaleve (Botëror/Euro) për çdo ekip kombëtar europian (55 vite).

● Anglia është kombi i 13-të, që merr pjesë në një finale europiane – vetëm 3 nga 12 të mëparshmit kanë humbur finalen e tyre të parë në garë: Jugosllavia (1960), Belgjika (1980) dhe Portugalia ( 2004)

● Italia ka përfunduar e dyta në Kampionatet Europiane në dy raste, duke humbur ndaj Francës në 2000 dhe Spanjës në 2012. Vetëm Gjermania dhe BRSS (tre secila) kanë përfunduar të dytat.

● Në “Euro2020” Anglia do të presë finalen. Ky është rasti i 11-të, që një ekip kombëtar europian ka marrë pjesë në një finale të madhe si vend pritës (Kupa e Botës/Euro). Të dy finalistët e fundit pritës, humbën finalen (Portugalia në Euro2004 dhe Franca në Euro2016).

● Italia kurrë nuk ka humbur ndaj Anglisë në një turne të madh ndërkombëtar (3W, 1N): 1-0 në “Euro1980”, 2-1 në Kupat e Botës 1990 dhe 2014 dhe barazim 0-0 përpara se të fitonte me penallti në “Euro2012”.

● Anglia ka fituar vetëm 2 nga 14 ndeshjet e fundit me Italinë në të gjitha garat (5N, 7P): 2-0 në qershor 1997 dhe 2-1 në gusht 2013, të dyja miqësore. Anglia ka fituar vetëm një nga 8 ndeshjet zyrtare me Italinë (2N, 5P), 2-0 një kualifikuese për Kupën e Botës më nëntor 1977.

● Kjo është finalja e tretë e një turneu të madh, që do të mbahet në “Wembley Stadium” (Kupa e Botës/Euro). Dy të mëparshmit u fituan të dy në kohën shtesë, me Anglinë që mposhti Gjermaninë në Kupën e Botës më 1966 dhe Gjermaninë që mundi Republikën Çeke në “Euro1996”.

● Italia është e pamposhtur në 33 ndeshjet e fundit në të gjitha garat (27W, 6N), duke shënuar 86 gola dhe duke pësuar vetëm 10. Kjo është rezultati më i mirë në historinë e “Azzurrëve”.

● Anglia ka fituar 15 nga 17 ndeshjet e fundit në “Wembley” në të gjitha garat (1N, 1P), duke shënuar 46 gola dhe duke pësuar vetëm 5.

● Anglia është e pamposhtur në 12 ndeshjet e fundit në të gjitha garat (11W, 1N), duke pësuar vetëm 2 gola në 2 ndeshje. “Tre Luanët” kanë pësuar vetëm një gol deri më tani në “Euro2020”. Katër nga shtatë ekipet e mëparshme, që kanë pësuar vetëm një gol në një Europian kanë fituar më pas atë (BRSS 1960, Itali 1968, Gjermani 1972 dhe Spanjë 2012).

Gareth Southgate ka fituar 8 ndeshje si trajner i Anglisë, midis Kupave të Evropës dhe Botës. Asnjë trajner në krye të “Tre Luanëve” nuk ka dalë më mirë në të dy garat, në krahasim me Alf Ramsey.

Harry Kane ka shënuar 28 gola në 27 ndeshjet e tij të fundit për Anglinë në të gjitha garat (19 gola, 9 asiste). Një gol tjetër do ta bënte atë golashënuesin më të mirë të gjitha kohërave të Anglisë në turne të mëdha ndërkombëtare (Kupa e Botës/Euro – aktualisht 10, si Gary Lineker).

● Raheem Sterling ka provuar (32) dhe ka përfunduar (18) më shumë driblime se çdo lojtar tjetër në “Euro2020”. Shtatë nga këto kanë qenë në zonën e kundërshtarit, njëra prej të cilave çoi në penallti kundër Danimarkës në gjysmëfinale.

● Roberto Mancini është vetëm trajneri i dytë, që ka fituar titullin anglez dhe drejton një ekip kombëtar europian në një finale të një turneu të madh ndërkombëtar (World / EURO), pas Alf Ramsey, i cili fitoi titullin anglez me Ipswich, fitoi edhe Kupën e Botës më 1966 me Anglinë.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport anglia euro2020 italia mancini southgejt wembley anglia euro2020 italia mancini southgejt wembley

Sondazh

Poll