Bota

E mori përpara një kamion, humb jetën vogëlushja 7-vjeçare në Greqi, dëshmitarët: Vajza vdiq në vend, i bërtitëm shof

8 Korrik 2021, 14:51 Nga DOSJA
E mori përpara një kamion, humb jetën vogëlushja

GREQI– Një shtatëvjeçare në Greqi është shtypur nga një kamion në Greqi dhe fatkeqësisht ka ndërruar jetë. E mitura ishte duke ecur bashkë me kushërirën e saj 12-vjeçare në momentin kur kamioni i mori përpara.

Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme nga ora 13:45, në kryqëzimin e rrugëve Grigoriou Lambraki dhe Koutaisi në Nikaia. Vajzat ishin të shoqëruara nga një grua dhe ishin duke tentuar të kalonin kryeqëzimin në momentin që ndodhi aksidenti.

Sipas dëshmive, kur ato po kalonin semafori u bë jeshil për automjetet dhe ato nxituan që të arrinin trotuarin.

“Ne po i bërtisnim shoferit që të ndalonte. Kur semafori u bë i gjelbër, ai u nis, shtypi vajzën e vogël duke i marrë jetën në vend. Edhe vajza tjetër u plagos,” tha një dëshmitar për mediat.

Shoferi i kamionit është arrestuar nga policia.

Perkthyer nga Protothema

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni vdes 7-vjecarja ne greqi vdes 7-vjecarja ne greqi

Sondazh

Poll