Aktualitet

“Bëhet fjalë për politikanë”, Arben Kraja paralajmëron ‘furtunë’: Shumë shpejt do të bëjmë publike abu

5 Korrik 2021, 10:20 Nga DOSJA
“Bëhet fjalë për politikanë”, Arben Kraja

TIRANË–  Kreu i Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Arben Kraja tha se SPAK ka kërkuar konfiskimin e pronave dhe parave që rrjedhin nga struktura kriminale.

Në një konferencë të përbashkët me ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj, ambasadorin Luigi Soreca, dhe Kryeprokurorin Kombëtar Kundër Korrupsionit (DNA) të Rumanisë, Crin Bologa, Kraja shtoi se ndaj tyre kërkohet të bëhet evidentimi i abuzimeve me fonde publike, teksa paralajmëroi se do të ketë shumë shpejt të reja. Kraja tha se në evidentimin e shkeljeve publike, bëhet fjalë edhe për politikanë.

Kemi objektiv vendosjen e kontakteve me BE. Është e rëndësishme. Jemi në proces bashkëpunimi me BE. Ajo që kemi konstatuar ka të bëjë me faktin e pandëshkueshmërisë. Kjo ka ardhur nga mosfunkionimi i sistemit, prokurori, gjykatë që s’ka dhënë atë që duhet të jepte, dënimin e personave që shkelin ligjin. Po shohim çdo ditë gjyqtarë dhe prokurorë që përfshihen në veprimtari që shkelin ligjin. Në këtë sens, është një mekanizëm që duhet të funksionojë si një i tërë. Ndëshkueshmëria e atyre që s’kanë ushtruar detyrën duhet të jetë një vijë ndarëse. Ose duhet të jemi të gjithë bashkë, ose ata që dalin kundër duhet të marrin përgjegjësitë për atë që bëjnë. Këtë vit kemi pasur në disa raste, edhe dënime për pastrim të produkteve të veprave penale, përfshirë dhe konfiskimet. Mendoj që është risi dhe përparësi që kemi vendosur. Ne jemi të vendosur për të ndaluar çdo pasuri kriminale, sepse është e paligjshme ta administrojnë dhe duhet të jetë e dënueshme. Kërkohet produkt më shumë në evidentimin e shkeljeve të fondeve publike. Bëhet fjalë për politikanë. Kjo është një përparësi e jona, e cila po vlerësohet çdo ditë dhe shpejt do të kemi rezultate konkrete që do i bëjmë publike. Ne kemi vullnetin e mirë për të punuar dhe vepruar. Ajo që dua të them është që kjo që po bëjmë është në të mirën e vendit, sepse duhet të ikë imazhi i keq, në kuptimin që te ne janë institucionet e korruptuara”, tha Kraja.

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arben kraja arben kraja

Sondazh

Poll