Aktualitet

Sherr në Tiranë, plagoset me thikë 34-vjeçari

5 Korrik 2021, 08:42 Nga DOSJA
Sherr në Tiranë, plagoset me thikë 34-vjeçari

TIRANË– Një 34-vjeçar me inicialet E.Sh., është plagosur me thikë një ditë më parë. Ngjarja ka ndodhur në “Rrugën e Dibrës”, si pasojë e një sherri.

Sipas njoftimit të policisë, mësohet se një person, ende i paidentifikuar është përleshur me 34-vjeçarin dhe e ka qëlluar atë me thikë. I plagosuri ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë: Më datë 04.07.2021, në Rrugën e Dibrës, në rrethana ende të paqarta, një shtetas ende i paidentifikuar e ka goditur me mjet prerës shtetasin E. Sh., 34 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Punohet për identifikimin, kapjen e autorit dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet plagoset 34 vjecari ne tirane tirane plagoset 34 vjecari ne tirane tirane

Sondazh

Poll