Aktualitet

Krim në familje në Bubq! Burri qëllon për vdekje gruan me thikë, ngjarja ndodhi brenda në makinë, kameramani tentoi të v

5 Korrik 2021, 09:37 Nga DOSJA
Krim në familje në Bubq! Burri qëllon për vdekje gruan me

KRUJË- Artan Ismalaja, 51 vjeç ka qëlluar me thike gruan e tij, Klarita Ismalaja, 45 vjeçe, duke e lënë të vdekur në vend. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Bubq të Krujës, rretho rës 10:45 të paradites së sotme, brenda mjetit “Ford” që ishte në pronësi të çiftit dhe e parkuar në oborrin e një stalle lopësh.

Artan dhe Klarita Ismalaja, banues në Tiranë dhe një çift sipas të afërmve nuk kishin as probleme janë nisur sot drejt Krujës. Kur kanë mbërritur në Bubq, 51-vjeçari ka futur makinën e tij në oborrin e një stalle lopësh, duke ndjekur pas një kamion që kishte ushqime për kafshët.

Aty, dyshja janë konfliktuar, për arsye që ende nuk dihen dhe Artan Ismalaja ka qëlluar me thikë të shoqen. 45-vjeçarja ka ndërruar jetë nëvend, ndërsa autori i krimit ka nisur të qëllojë edhe veten.

Ai është dërguar në spitalin e Traumës ku ndodhet në gjendje kritike për jetën, ndërsa shkaqet e këtij krimi mbeten ende të paqarta. 51-vjeçari ishte me profesion kameraman. Familja Imsalaja jetonin në Tiranë dhe kishin një dyqan pranë Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit. Familjarët janë shprehur se nuk kishin dijeni për konflikte mes tyre. 

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet artan ismalaja burri vret gruan ne bubq klarita ismalaja artan ismalaja burri vret gruan ne bubq klarita ismalaja

Sondazh

Poll