Aktualitet

Shpërthimi në hotelin në Velipojë që dogji nënën me tre fëmijët, ISHTI: Gabim njerëzor, bombola ishte lënë hapur gja

5 Korrik 2021, 09:04 Nga DOSJA
Shpërthimi në hotelin në Velipojë që dogji

SHKODËR– Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial ka bërë fajtorë vetë të plagosurit për shpërthimin e ndodhur një ditë më parë në hotelin “Enriko” në Velipojë. Sipas njoftimit zyrtar, shkak për shpërthimin është bërë lënia e hapur gjatë natës e njërës prej bombolave të gazit.

Për pasojë, sasia e gazit të rrjedhur dhe hermeticiteti i ambientit ka krijuar kushte për shpërthimin e bombolës dhe për shkaktimin e zjarrit që la të djegur nënën Alketa Gjoka (pronaren e hptelit) me tre fëmijët e saj në më shumë se 605 te pjesëve të trupit.

Njoftimi zyrtar: Në zbatim të Ligjit 10 433 datë 16.06.2011, “Për Inspektimin në Republikën e Shqipërisë” dhe Ligjit 32/2016 “Për Garantimin e Sigurisë së Punës të Pajisjeve dhe Instalimeve Nën Presion”, lidhur me ngjarjen e ndodhur në fshatin Pulaj, rrugës hyrëse Sektor- Vilun, Velipojë, Shkodër, ju informojmë si më poshtë: Më dt 04.07.2021 rreth orës 08.00 të mëngjesit është marrë informacioni se në Hotel “Enriko” me pronar Arben Gjoka me adresë në fshatin Pulaj, rruga hyrëse Sektor-Vilun, Velipojë, Shkodër ka pasur shpërthim dhe zjarr me pasoja dhe dëmtime të rënda të objektit si dhe familjarëve që kanë në pronësi objektin. Grupi i punës i përbërë nga inspektorët e sektorit Verior të Drejtorisë së Inspektimit të Enëve nën Presion pranë ISHTI është paraqitur në vendngjarje dhe kanë konstatuar se ngjarja ka ndodhur në një objekt me 3 kate që ka shërbyer si hotel sezonal per periudhën e verës. Shpërthimi dhe zjarri kanë ndodhur në katin e parë të objektit në pjesen jugore të tij në një ambient të mbyllur që dyshohet se ka shërbyer si magazinë ose ambient shërbimi për familjarët.

Në pjesën e jashme të objektit janë gjetur 6 bombola gazi kampingu 3 – 5 kg të destinuara për përdorim në ambient të jashtëm dhe të hapur, me të dhëna të pa identifikueshme si pasojë e mbetjeve të zjarrit dhe blozës. Bombolat nuk kanë pësuar shpërthim dhe nuk kanë dëmtime në trupin e tyre por vetëm efekte të jashtme të shkaktuara nga shtresat e tymit dhe blozës. Personeli PMNZSH Shkodër ka sqaruar se 6 bombolat janë gjetur në ambientet e brendshme dhe janë nxjerrë jashtë nga ana e tyre. Gjithashtu në pjesën e jashtme të objektit pranë murit rrethues në pjesën e pasme, gjendet një rezervuar gazi me kapacitet 1000 Litra i cili është i mbyllur dhe bosh. Dyshohet se ky rezervuar është përdorur për vënien në punë të kaldajave të ujit të ngrohtë në dhomat e hotelit gjatë sezonit të verës së kaluar. Nisur nga kontrolli i objektit në fjalë dhe deklarimet e PMNZSH Shkodër, shpërthimi dhe zjarri dyshohet të ketë ndodhur nga rrjedhja e gazit G L N nga një nga bombolat e kampingut e cila mund të jetë lënë e hapur gjatë natës si pasojë e një gabimi njerezor. Sasia e gazit të rrjedhur dhe hermeticiteti i ambientit ka krijuar kushte për shpërthim dhe zjarr në prezencë të faktoreve të jashtëm si ndezja e dritave në këtë ambient ose përdorimi i burimeve të tjera të zjarrit nga pakujdesi njerëzore. Në prezencë të Inspektoreve të ISHTI është përgatitur nga ana PMNZSH Shkodër akti i konstatimit nga ky Institucion si dhe nga ana e përfaqësuesve të Prokurorisë së rrethit Shkodër është përgatitur Procesverbali i këqyrjes të vendit të ngjarjes.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e një dite më parë, rreth orës 06:30. Klarisa Gjoka 15 vjeçe, Danjela Gjoka 19 vjeç, Enriko Gjoka 12 vjeç dhe Alketa Gjoka 40 vjeçe (nëna), të cilët ndodhen të shtruar në QSUT. Pas shpërthimit në hotel është zbuluar një magazinë në pjesën e pasme ku janë gjetur 5 bombola të tjera, fatmirësisht pa shpërthyer. Në magazinë është gjetur edhe një cisternë gazi. Shpërthimi ka qenë i fuqishëm, pasi i gjithë kati i parë i hotelit është shkatërruar dhe orenditë e këtij objekti kanë fluturuar jashtë.

(F.M/DOSJA.AL)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet alketa gjoka danjela gjoka enriko gjoka klarisa gjoka shperthimi i bomboles ne hotel alketa gjoka danjela gjoka enriko gjoka klarisa gjoka shperthimi i bomboles ne hotel

Sondazh

Poll