Aktualitet

Zjarri në Malin e Tomorrit, zjarrfikësit po luftojnë prej ditësh për shuarjen e flakëve

5 Korrik 2021, 10:17 Nga DOSJA
Zjarri në Malin e Tomorrit, zjarrfikësit po luftojnë prej

BERAT- Zjarri në Malin e Tomorrit prej disa ditësh po vazhdon ende të jetë aktiv. Burime bëjnë me dije se zjarrfikësit po vazhdojnë prej disa ditësh në luftë me flakët, ndërkohë që në ndihmë të zjarrëfikësve kanë ndërhyrë edhe banorët e zonës, me mjete rrethanore.   

Deri tani flakët janë favorizuar nga era si dhe temperaturat e larta, ndërsa për të shuar zjarrin po punohet gjithashtu nga ajri me helikopter. Ndërkohë që në ndihmë të zjarrfikësve të Beratit kanë ardhur gjithashtu Forcat e Xhenjos së Poshnjes si dhe zjarrfikësit e Policanit.

Në pranga ranë Bardhyl Murati, 50 vjeç dhe Elton Topi, 32 vjeç, të cilët kishin ndezur zjarr gjatë kohës që kanë qenë duke mbledhur bimë medicinale, por flakët u kanë dalë nga kontrolli duke djegur kurorën me pisha, zjarr që ende nuk po mund të shuhet për shkak të terrenit. 

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet bardhyl murati elton topi zjarri ne malin e tomorrit bardhyl murati elton topi zjarri ne malin e tomorrit

Sondazh

Poll