Aktualitet

Mjetet e rënda u dëmtojnë tokat me të mbjella, banorët e Krapsit dalin në protestë: Duam dëmbshpërblim

5 Korrik 2021, 09:09 Nga DOSJA
Mjetet e rënda u dëmtojnë tokat me të mbjella, banorët

FIER– Banorët e fshatit Kraps të qytetit të Fierit kanë dalë ditën e sotme në protestë, pasi tokat e tyre po dëmtohen nga mjetet e rënda të cilat do të shtrojnë rrugën e “Gjorgozit”.

Kjo nuk është e hera e parë që banorëve iu ndodh kjo situatë, pasi pesë vite më parë, tokat e tyre u dëmtuan nga mjetet e rënda të ushtrisë, të cilët ndërtuan urën e Krapsit dhe ata nuk morën asnjë shpërblim.

Një qytetar ka treguar për FaxNews se nuk është kundër ndërtimit të rrugës, por pa marrë dëmshpërblimin e mëparshëm dhe pa marrë dëmshpërblim për dëmtimin e tanishëm, ai nuk do të lejojë kalimin e mjeteve në tokën e tij të mbjellë me jonxhë.

Jam një qytetar, para 5-6 vitesh kushëririt tim i kam marrë me qera 1500  metra tokë. Gjatë këtyre viteve e kam mbjelllë me jonxhë dhe e kam korrur. Kur u ndërtua ura këtu përpara 5-viteve u prishën 350 metra katrorë tokë jonxhë dhe nuk na dhanë asnjë lekë. Tani duan të hapin rrugë të re nën orë të hidhen makina nga ana tjetër dhe sërish do na dëmtojnë të mbjellat, kur ne nuk kemi marrë lekët e dëmshpërblimit të parë. Unë këtu kam hedhur 10 kile farë jonxhë, plus punën, plu mundin e hedhur. Jam dakord që rruga të bëhet por që mua të më japin paratë dhe dëmshpërblimin”, tha një prej poseduesve ku do të dëmtohet nga mjetet e rënda.

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet banorët e fshatit kraps ne proteste banorët e fshatit kraps ne proteste

Sondazh

Poll