Aktualitet

Drogë, armë dhe zaptim plazhi, arrestohen gjashtë persona nga policia, mes tyre tre biznesmenë në Golem

5 Korrik 2021, 08:40 Nga DOSJA
Drogë, armë dhe zaptim plazhi, arrestohen gjashtë persona nga

TIRANË– Tre administratorë subjektesh janë proceduar penalisht pasi kishin zënë hapësirën publike me shezlongë dhe çadra të vendosura pa lejen përkatëse, në zonën e Golemit. Sipas njoftimit të Policisë Tiranë, mësohet se në pranga janë vënë edhe tre persona të tjerë, me inicialet D. A., 21 vjeç, që u kap me armë dhe kanabis; G. Gj., 47 vjeç, pasi u kap me kokainë dhe M. M., 41 vjeç, i shpallur në kërkim për “Vjedhje”.

Njoftimi i policisë Tiranë

Procedohen penalisht 3 administratorë subjektesh që kishin zënë hapësirën publike me shezlongë dhe çadra të vendosura pa lejen përkatëse. Bien në prangat e Policisë dhe 3 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë u proceduan në gjendje të lirë shtetasit A. B., 59 vjeç, F. Sh., 30 vjeç dhe E. Sh., 31 vjeç, pasi gjatë kontrolleve të ushtruara në plazhin e Golemit, u konstatua se këta shtetas kishin zënë hapësirën publike me shezlongë dhe çadra të vendosura pa lejen përkatëse. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

D.A., 21 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik dhe të banesës së tij, Forca e Posaçme “Shqiponjat” gjeti dhe sekuestroi një sasi me lëndë narkotike kanabis dhe municion luftarak; G. Gj., 47 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij, Forca e Posaçme “Shqiponjat” gjeti dhe sekuestroi një sasi me lëndë narkotike kokainë. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 u bë ndalimi i shtetasit M. M., 41 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”, e kryer në bashkëpunim. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen gjashte persona nga policia arrestohen gjashte persona nga policia

Sondazh

Poll