Varianti Delta i COVID, Skënder Brataj tregon grupin më të rriskuar për t’u prekur nga ky mutacion dhe efektin e vaksinës
5 Korrik 2021, 09:24Nga DOSJA
TIRANË– Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, ka folur lidhur me rrezikun e variantit Delta të COVID, edhe pse deri më tani vendi ynë ende nuk ka identifikuar praninë e këtij virusi
Në një intervistë dhënë për televizionin “Klan” kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, tha se të pavaksinuarit janë grupi më i rriskuar për t’u prekur prej këtij mutacioni si dhe për ta shpërndarë atë në popullatë.
“E veçanta e kësaj periudhe me këtë lloj virusi është fakti i infektimit të personave që nuk janë vaksinuar, por edhe atyre që kanë aplikuar një dozë deri më tani. Ndërsa vaksinimi me të dyja dozat e ka ulur me një përqindje shumë herë më të lartë përhapjen e këtij varianti”, tha Brataj.
Çfarë është varianti Delta?
Varianti Delta i koronavirusit është shfaqur për herë të parë në Indi në tetor të vitit 2020 dhe që atëherë është përhapur në më shumë se 80 vende të botës. Organizata Botërore e Shëndetësisë, e ka cilësuar këtë variant me nivel transmetueshmëri më të madhe, ndërsa shkencëtarët janë duke studiuar arsyet e kësaj. Por, sipas OBSH-së, nuk ka ende të dhëna që tregojnë se Delta është më vdekjeprurëse se variantet e tjera. Studiuesit thonë se simptomat më të zakonshme që lidhen me variantin Delta janë: dhimbja e kokës, dhimbja e fytit dhe rrjedhja nga hunda.
(kle.mu..dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
FIER– Banorët e fshatit Kraps të qytetit të Fierit kanë dalë ditën e sotme në protestë, pasi tokat e tyre po dëmtohen nga mjetet e rënda të cilat do të sh...
SHKODËR– Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial ka bërë fajtorë vetë të plagosurit për shpërthimin e ndodhur një ditë më parë në hotelin “Enriko” në ...
TIRANË– Dy artistët, Vikena Kamenica dhe Kastriot Tusha që do te këndojnë me rastin e Pavarësisë së SHBA-ve, e kanë zhvendosur koncertin në zonën e ‘Reja-s...
TIRANË– A.D i humbi telefoni në rrethana të paqarta. Por ndonëse e denoncoi si të vjedhur, nuk u desh shumë punë që ta kuptonte se aparati i ishte rrëmbyer...
TIRANË– Drejtori i Policisë së Shtetit ka vendosur të bëjë një ristrukturim të kupolës së bluve. Konkretisht mësohet se Veliu ka firmosur ndryshime në nive...
DURRËS– 350 tregtarë që operojnë në markatën e fruta-perimeve të qytetit të Durrësit kanë dalë të protestojnë pasi janë sportuar në vendin e njohur s...
TIRANË– 245-vjetori i Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka ‘ndezur’ Tiranën. Dita e shënuar e SHBA-ve është festuar me mjaft entiziasëm...