Aktualitet

Arben Kraja paralajmëron ndëshkime për zyrtarët e lartë: Gjithçka ka ardhur nga mosfunksionimi i drejtësisë dhe sistemit

5 Korrik 2021, 09:49 Nga DOSJA
Arben Kraja paralajmëron ndëshkime për zyrtarët e

TIRANË–  Kreu i Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Arben Kraja, ka paralajmëruar ndëshkime të zyrtarëve të nivele të larta. Në një konferencë të përbashkët me ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj, ambasadorin Luigi Soreca, dhe Kryeprokurorin Kombëtar Kundër Korrupsionit (DNA) të Rumanisë, Crin Bologa, Kraja komentoi edhe operacionin “Shpirti” teksa tha se gjithçka ka ardhur nga mosfunksionimi i drejtësisë dhe sistemit.

Sipas Krajës, tani duhet të ketë një vijë ndarëse mes atyre që duan të bëjnë punën siç duhet në organet e drejtësisë shqiptare dhe atyre që nuk do ta bëjnë këtë. Kraja shtoi më tej se duhet ngulmuar edhe në zbulimin e pasurive të ngritura me para të inkriminuara dhe se kërkohet më shumë eveidentim shkeljesh në shpërdorimin e fondeve publike, referuar tenderave.

Shumë shpejt do kemi rezultate konkrete. Kërkohet më shumë të kemi produkt në raport me eveidentimn e shkeljeve në shpërdorimin e fondeve publike, qoftë në nivel lokal apo qëndror. Kuptohet bëhet fjalë për zyrtarë të përfshirë që në mënyrë abuzive shkelin lgijn. Kjo është përparësi e jona padiskutim që është duke u vlerësuar përditë e shpejt do kemi dhe rezultate konkrete që do i bëjmë publike por me rëndësi është që struktura është e vendosur për qëllimin që është krijuar dhe ka vullnetin për të bashkëpunuar pë ta realizuar qëllimin e përbashkët. Sicc edhe u pa në përgjime, mosndëshkueshmëria, nga ka ardhur? Nga mos funksionimi i sistemit, që do të thotë mos funksionim në prokurori e gjykatë që s’ka dhënë atë që duhet të jepte, vendimin për persona që shkelin ligjin, e tani po e shohim përditë kur prokurorë e gjyqtare konstatohen të përfshirë në vepra në shkelje të ligjit e ndonjë herë dhe me situata që lidhen me krimin e organizuar apo situata të tjera. Jo se ne nuk kemi pasur prioritet që të merremi me sistemin, por është mekanizëm që duhet ta bëjnë të gjithë, ndëshkueshmëria e tyre që s’kanë ushtruar detyrën duhet të jetë vijë ndarëse për të gjithë të tjerët që janë në sistem. O duhet të jemi të gjithë bashkë o ata që dalin kundër do marrin përgjegjësinë për atë që bëjnë. Ne jemi të vendosur të bllokojnë ccdo pauri kriminale.

E gjitha që ne po bëjmë jemi të bindur që po e bëjmë për të mirën e vendit, duhet bërë që të iki imazhi i keq, ai imazhi që s’mund të investosh se aty janë strukturat e korruptuara,”- tha Kraja.

(f.m./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arben kraja operacioni shpirti arben kraja operacioni shpirti

Sondazh

Poll