Bota

Operimi i Papa Françeskut, mjeku: Shkoi mirë, duhet të qëndrojë edhe për pesë ditë në spital

4 Korrik 2021, 20:16 Nga DOSJA
Operimi i Papa Françeskut, mjeku: Shkoi mirë, duhet të

ITALI– Papa Françesku ka dalë me sukses nga operacioni që iu nënshtrua në spitalin Gemelli të Romës. Profesori Sergio Alfieri tha se operacioni në zorrën e trashë kishte shkaur mirë dhe se Papa do të duhej që të qëndronte në spital për të paktën 5 ditë. 

Sipas Ansa.it, Papa Francesco donte të priste për fillimin e korrikut për të kryer ndërhyrjen pasi ishte përgatitur duke anuluar disa aktivitete të tij. Lajmi për shtrimin në spital të Papës u përhap shumë shpejt, duke mbledhur jashtë spitalit disa televizione. 

Mediat italiane shkruajnë se Papa Françesku mbërriti në Spitalin Gemelli rreth orës 15:00 pasdite, i shoqëruar nga shoferi dhe një bashkëpunëtor i ngushtë. Kjo ndërhyrje sipas mediave është kryer në fshehtësi të plotë, e dijeni për këtë kanë pasur vetëm mjekët dhe vetë Papa.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni operohet papa francesco spitali gemelli operohet papa francesco spitali gemelli

Sondazh

Poll

Bota 4 Korrik 2021, 20:03

Kosova e harron demarkacionin me Malin e Zi

Janë bërë tre vjet që nga ratifikimi i Marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi në Kuvendin e Kosovës dhe ende ky proces nuk mund të konsiderohet i përfundua...