Bota

Dje u zgjodh kryetar i PDK-së/ Memli Krasniqi u shkon për vizitë familjarëve të Hashim Thaçit e Kadri Veselit

4 Korrik 2021, 18:39 Nga DOSJA
Dje u zgjodh kryetar i PDK-së/ Memli Krasniqi u shkon për vizitë

PRISHTINË– Kryetari i ri i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka shkuar sot për vizitë tek familja e ish-presidentit Hashim Thaçi në Burojë të Skënderajt dhe tek familja e ish-kryeparlamentarit, Kadri Veseli në Mitrovicë.

Gjatë takimeve në dy familjet e ish-themeluesve të UÇK-së dhe PDK-së, Krasniqi ka shkruar në faqen e tij në ‘Facebook’ se Kosova mburret me ta dhe e pret kthimin e tyre si të pafajshëm nga Gjykata e Hagës.

“Malli për djemtë e tyre, që padrejtësisht po mbahen në Hagë, është i madh. Sytë e tyre e flasin këtë, ashtu siç balli i tyre e rrëfen një jetë të tërë me sakrifica. Por, krenaria për bijtë e tyre dhe për vlerat e tyre kombëtare – i mund të gjitha. Kosova mburret me ta dhe e pret kthimin e tyre triumfues, sepse e tillë ishte lufta për çlirim – e drejtë, e pastër dhe fitimtare,”-shkruan Krasniqi.

Krasniqi u zgjodh dje kryetari i ri i Partisë Demokratike të Kosovës, forcë politike e cila më parë është drejtuar nga vetë Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni kosove memli krasniqi kosove memli krasniqi

Sondazh

Poll