Bota

‘Ide idiote dhe e dëmshme’/ Parakalimi i ushtareve Ukrainase në taka në vend të çizmeve ushtarake ndez debat

4 Korrik 2021, 16:42 Nga DOSJA

UKRAINË- Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës ka ndezur një debat në lidhje me seksizmin pas shfaqjes së fotove zyrtare të parakalimit të ushtareve që kishin mbathur taka në vend të çizmeve ushtarake. ⁣

Fotografitë u bënë gjatë provave për paradën ushtarake të Ukrainës, e cila do të zhvillohet në gusht për të përkujtuar 30-vjetorin pavarësisë pas rënies së Bashkimit Sovjetik.⁣

“Sot, për herë të parë, stërvitja zhvillohet me këpucë me taka“, -tha një ushtare. “Është pak më e vështirë se me çizme ushtarake por ne po përpiqemi.”

Kërkesa e Ministrisë së Mbrojtjes shkaktoi një valë kritikash. Anëtarja e parlamentit Inna Sovsun tha se: “Vështirë se dikujt tjetër mund t’i shkonte në mendje një ide më idiote dhe e dëmshme.” Ajo shtoi se gratë ushtare sikurse burrat po rrezikojnë jetën e tyre dhe “nuk meritojnë të tallen”. ⁣

Një turp i vërtetë” që tregon “mendësinë mesjetare” të autoriteteve ukrainase, ishin disa nga komentet e tjera. ⁣

Aktualisht në forcat e armatosura të Ukrainës shërbejnë më shumë se 31,000 femra, përfshirë këtu edhe më shumë se 4,000 oficere.

Marrë nga DW

(f.i/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota inna sovsun parada ushtarake e ukrainës ushtaret taka ne vend te çizmeve ushtarake. ⁣ inna sovsun parada ushtarake e ukrainës ushtaret taka ne vend te çizmeve ushtarake. ⁣

Sondazh

Poll