Bota

Ndryshimet klimatike: ‘Streha e fundit’ e ariut polar në oqeanin Arktik rrezikohet nga ngrohja

4 Korrik 2021, 17:12 Nga DOSJA
Ndryshimet klimatike: ‘Streha e fundit’ e ariut polar në

OQEANI ARKTIK- Një zonë e oqeanit Arktik kritike për mbijetesën e arinjve polarë po bëhet gjithnjë e më e ndjeshme nga ndryshimeve klimatike. BBC raporton se ngrohja po prek zonat e akullit ku jetojnë arinjtë polar.

Zona e Detit Wandel, në veri të Grenlandës, është pjesë e asaj që shkencëtarët e quajnë “zona e fundit e akullit”. Një strehë e rëndësishme për gjitarët detarë, duke përfshirë ariun polar dhe molusqet. Arinjtë polarë në zonë përdorin akullin që të ndërtojnë strofka për të rritur të vegjlit e tyre në ujin e ngrirë.

Studiuesit kanë përdorur një kombinim të imazheve satelitore dhe modeleve të akullit të detit për të kuptuar se çfarë ka ndodhur në rajon. Së fundmi u raportua se shkrirja rekord ishte 80% për shkak të faktorëve të lidhur me motin siç janë erërat, dhe 20% që lidhen me ndryshimin e klimës.

(f.i/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota arinjte polar ne rrezik ndryshimet klimatike ne oqeanin arktik arinjte polar ne rrezik ndryshimet klimatike ne oqeanin arktik

Sondazh

Poll