Bota

Fshehu në banesën e saj deputetin e Agimit të Artë, flet ukrainasja që fshihte në shtëpi: Si mund ta nxirrja në rrugë?

4 Korrik 2021, 19:22 Nga DOSJA
Fshehu në banesën e saj deputetin e Agimit të Artë, flet

GREQI– 52-vjeçarja nga Ukraina, e cila u dënua me dy vjet e gjysmë burg me akuzën se kishte ndihmuar nënkryetarin e Agimit të Artë, Christos Pappas që t’i fshihej drejtësisë ka folur për herë të parë. Ajo është justifikuar se nuk mundte që të linte pa ndihmuar të dashurin e saj.

Unë s’mund t’i mbyllja derën atij dhe t’i thoja të largohej. A mund ta bëja unë një gjë të tillë? Nuk e kisha për qëllim, do shihja se çfarë do të bëhej. Unë jam njeri që i bindet ligjit. Unë vetë do i thërrisja autoritetet. Por nuk e bëra,”-tha ajo.

Gjatë javës së shkuar, Policia ka qenë duke e monitoruar strehën me grilat e mbyllura hermetikisht ku fshihej Pappas dhe e prangosi atë teksa po konsumonte darkën. Papas jetonte me Irina Krusenitskan, e cila ishte kandidate për Athinën në zgjedhjet Komunale.

Christos Pappas u dërgua në prokurori për ekzekutimin e dënimeve dhe më pas në burgun Domokou, pasi nënkryetari 59-vjeçar i ‘Agimit të Artë’ është dënuar nga Gjykata Penale e Apelit me tre anëtarë me 13 vite burg për drejtimin e një organizate kriminale.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni arrestohet christos pappas christos pappas irina krusenitska arrestohet christos pappas christos pappas irina krusenitska

Sondazh

Poll