Bota

E rëndë në Alpe, ngrijnë për së gjalli në mbi 4 mijë metra lartësi 2 gra, shpëton mrekullisht burri që i shoqëronte:

4 Korrik 2021, 16:40 Nga DOSJA
E rëndë në Alpe, ngrijnë për së gjalli në mbi

ITALI– Një ngjaje e rëndë ka ndodhur në Alpe, ku janë gjetur të ngrira nga temperaturat e ultëa 2 gra. Sipas Ansa.it, me to ka qenë edhe një burrë, i cili është dërguar me urgjencë në spital, jashtë rrezikut për jetën. Dy viktimat janë identifikuar si 29-vjeçarja Martina Sviluppo dhe 28-vjeçarja Paola Viscardi, të cilat shoqëroheshin nga Valerio Zonna.

Treshja janë gjetur në malet Monte Rosa, që janë në një lartësi 4.640 metra mbi nivelin e detit. Ekipet e shpëtimit, i kishin shpallur personat e sipërpërmendur si të humbur dhe kishin nisur kërkimet në zonë. Të tre janë gjetur në majë të një kodre dhe janë dërguar me urgjencë në spitalin më të afërt, por vajzat nuk kanë mundur që të shpëtojnë.

“Për pesë minuta moti ndryshoi dhe stuhia na bllokoi në lartësi të madhe. Më kujtohet i ftohti, aq i ftohtë, i hoqa dorezat për t’ia dhënë njërës prej dy vajzave. Bëra gjithçka që ishte e mundur për të ndihmuar ekipet e shpëtimit,”-ka treguar i mbijetuari.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni dy grate e ngrira ne alpe itali dy grate e ngrira ne alpe itali

Sondazh

Poll