Bota

Rrëzohet avioni ushtarak në Filipine/ 45 persona kanë humbur jetën, dhjetra të tjerë nën rrënoja

4 Korrik 2021, 16:25 Nga DOSJA
Rrëzohet avioni ushtarak në Filipine/ 45 persona kanë humbur

SHBA- Një avion ushtarak është rrëzuar në ishujt Filipine, ku 45 persona kanë humbur jetën.

BBC raporton se po autoritetet po ndihmojnë në në shpëtimin e dhjetra të mbijetuarve që gjenden nën rrënoja. Avioni mbante më shumë se 90 vetë, kryesisht ushtarë, kur shpërthehu në flakë gjatë rrëzimit në ishullin Jolo, Filipine. Të vdekurit janë kryesisht personel ushtarak, ndërsa dhjetra njerëz u plagosën.

Një deklaratë nga forca ushtarake rajonale, Task Forca e Përbashkët Sulu, tha se “një numër ushtarësh u panë duke kërcyer nga avioni përpara se të goditej në tokë, duke  i shpëtuar shpërthimit të zjarrit.”

Zyrtarët raportojnë se nuk kishte asnjë shenjë që aeroplani ishte sulmuar dhe një hetim do të fillonte sapo të kishte përfunduar operacioni i shpëtimit.

(f.i/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota 45 persona kanë humbur jetën rrezohet avioni ne filipine task forca e përbashkët sulu 45 persona kanë humbur jetën rrezohet avioni ne filipine task forca e përbashkët sulu

Sondazh

Poll