Bota

Palmer e thotë shkurt e prerë: Marrëveshja për Asociacionin duhet të zbatohet

4 Korrik 2021, 19:35 Nga DOSJA
Palmer e thotë shkurt e prerë: Marrëveshja për Asociacionin

SHBA– Marrëveshja për Asociacionin duhet të zbatohet, ky është mesazhi nga Amerika për Kosovën dhe Serbinë. Zëvendësndihmëssekretari amerikan i Shtetit, Mathew Palmer thotë se marrëveshja për Asociacionin e komunave me shumice serbe është obligim, të cilin institucionet e Kosovës dhe duhet ta zbatojnë.

Në një intervistë për medianb RTV21, ai tha se Kosova duhet të gjejë mekanizma që të zbatojë dhe respektojë Kushtetutën e saj.

Miroslav Lajçak dhe ekipi i tij i BE-ssë do të thonë se marrëveshja do të jetë ligj për të dy palët dhe duhet të zbatohet. Përmes marrëveshjes së Berlinit dhe BE janë arritur marrëveshje që duhet të zbatohen dhe të arrihet marrëveshje shtesë që do ua hapin rrugën. Nëse të gjithë e kuptojnë se luftojnë për raport normal i cili do ua hapë rrugën drejt BE-së, edhe për Serbinë edhe për Kosovën, ekziston hapësirë për kompromis dhe progres. Kosova i pranoi obligimet ndaj pakicës serbe dhe patjetër t’i plotësojë’ tha ai për RTV21.

Asociacion i komunave Serbe është një mënyrë vetëqeverisje i komunave më shumicë serbe në Kosovë. Propozimi i asociacionit ka ardhur si rezultat i Marrëveshjes së Brukselit dhe është nënshkurar nga qeveria e Kosovës dhe Serbisë. Asociacioni pritej të krijohej zyrtarisht brenda kuadrit ligjor të Kosovës në vitin 2015, por qeveria e ka refuzuar zbatim e kësaj marrëveshje, duke u bërë një bllokim për dialogun mes dy palëve.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni marrëveshja për asociacionin e komunave serbe mathew palmer marrëveshja për asociacionin e komunave serbe mathew palmer

Sondazh

Poll