Bota

‘Tragjedia me 4 të vdekur’/ Pamje nga zjarri shkatërrues në Qipro

4 Korrik 2021, 19:04 Nga DOSJA
‘Tragjedia me 4 të vdekur’/ Pamje nga zjarri shkatërrues

GREQI- Katër shtetas egjiptianë humbën jetën, si pasojë e zjarrit që ka përfshirë Qipron. Flakët kanë përparuar dhe kanë lënë pas 55 mijë hektarë tokë të djegur dhe gjithçka tjetër që u prek nga flakët shkatërruese,  e vlerësuar si tragjedia më e madhe nga mediat e huaja në histori.

Flakët, të ndihmuara dhe nga era e fortë janë përhapur me shpejtësi në fshatrat e tjerë duke detyruar evakuimin e qindra banorëve. Dëmet materiale raportohet të jenë shumë të mëdha, ku ajo që shihet në pamjet e siguruara është e trishtueshme. Banesa, makina, bicikleta dhe hektarët e tokave janë shkrumbuar nga zjarri masiv.

Avionë nga Izraeli dhe Greqia kanë ardhur në ndihmë për të parandaluar që flakët t’iu afrohen zonave të banuara në Limassol dhe Larnaca.

(f.i/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota zjarri në qipro zjarri në qipro

Sondazh

Poll