Sport

VIDEO/ Schick nuk mjafton për Çekinë, Danimarka bën gjithçka mirë dhe prek gjysmëfinalen

3 Korrik 2021, 17:56 Nga DOSJA
VIDEO/ Schick nuk mjafton për Çekinë, Danimarka bën

AZERBAJXHAN-Danimarka vazhdon serinë impresionuese në Europian. Përfaqësuesja daneze kalon në gjysmëfinale duke mposhtur Republikën Çeke me shifrat 2-1.Në fakt skuadra e Hjulmand e nisi mirë ndeshjen pasi kaloi në avantazh pas vetëm pesë minutash me golin e Delaney.

Në kohën kur skuadra e Silhavy po kërkonte barazimin, kundërsulmi danez ishte fatal në minutën e 42, me Dolberg që ndjek aksionin duke e dërguar topin në rrjetë në shtyllën e dytë, në krosimin e Maehle.

Goli i tretë në dy takime për sulmuesin që bëhet shënuesi më i mirë në turne i Danimarkës.Republika Çeke e nisi pjesën e dytë në mënyrën e duhur. Zëvendësimi i dyfishtë i Silhavy dha impaktin e duhur dhe në minutën e 49 u rikthyen në lojë me lojtarin e tyre më përfaqësues.

Patrick Schick shënoi golin e pestë në Euro 2020, duke barazuar Cristiano Ronaldon në krye të golashënuesve e duke ngushtuar rezultatin në 2-1, për ti dhënë shpresë në minutat e mbetura një rikuperimi të Cekisë. Megjithatë asgjë nuk ndryshoi me Danimarkën që do të presë çiftin fitues mes Anglisë dhe Ukrainës

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport danimarke-ceki euro 2020 danimarke-ceki euro 2020

Sondazh

Poll

Sport 3 Korrik 2021, 14:56

Patrik Schick kërcënon Cristiano Ronaldon

AZERBAIXHAN – Kampionati Evropian është duke dhuruar spektakël të vërtetë që po mbahet në 11 shtete.“Euro 2020” është bërë edhe më i veçantë me pra...

Sport 3 Korrik 2021, 13:12

Drejtori i Juventusit zbardh të ardhmen e Ronaldos

ITALI – Pavarësisht zërave të fundit që e shohin Cristiano Ronalon jashtë Italisë dhe në merkato, duket se ende nuk ka asgjë të sigurtë.Janë disa ekipe që përfl...