Sport

VIDEO/ U tallën me lotët e tifozes gjermane, një person nga Uellsi bën gjestin e madh: mbledh fonde për të treguar se̷

3 Korrik 2021, 17:35 Nga DOSJA
VIDEO/ U tallën me lotët e tifozes gjermane, një person nga

GJERMANI-Më shumë se 24,000 £ janë mbledhur për tifozen e vogël të Gjermanisë që u pa në lot pas eleminimit me Anglinë me shifrat 2-0. Ndonëse rreth 45 mijë tifozëve anglezë në ëembley mund t’i falet festa e çmendur të martën, një moment i veçantë është kritikuar ashpër.

Mijëra tifozë anglezë kanë mundur të dëgjohen duke brohoritur kur është shfaqur imazhi i një tifozeje të vogël gjermane në monitorin gjigant.Tifozja e vogël shihej me lotë në sy në duart e babait, e dëshpëruar pasi Gjermania ishte pranë eliminimit.Fotoja e vogëlushes fillimisht u bë objekt talljeje nga tifozët e Anglisë, por një mbështetës nga Uellsi ka menduar të hapë një fond për të treguar se jo të gjithë tifozët në Britani janë të tmerrshëm.

 

pic.twitter.com/FVlbfyQvko

— James John (@JamesJohn2427) June 30, 2021

Sa para janë mbledhur për vajzën gjermane që qan?

Joel Hughes, një mbështetës i futbollit në Uells i cili punon si një zhvillues uebi, fillimisht vendosi një objektiv prej 500 £.Por më shumë se 2300 njerëz tani kanë dhuruar dhe mbi 24,000 £ janë mbledhur që nga e shtuna në mëngjes. E jashtëzakonshme!!!

“Po, ka më shumë njerëz të prekur nga kjo sesa thjesht kjo vajzë e vogël, por hej, kjo ka për qëllim të jetë një shenjë e vullnetit të mirë,” shkroi Joel në faqen Just Giving. Hughes, nga Caerleon, Neëport, tha se ai do të donte të kontaktonte me familjen e vajzës në lidhje me mbledhjen e fondeve në internet.

Nëse familja e vajzës nuk gjendet, ose nuk dëshiron të përfshihet, ai tha se do t’i dhuronte të ardhurat për një “kauzë që është në përputhje me frymën e fushatës”.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport angli euro 2020 gjermani angli euro 2020 gjermani

Sondazh

Poll

Sport 3 Korrik 2021, 14:56

Patrik Schick kërcënon Cristiano Ronaldon

AZERBAIXHAN – Kampionati Evropian është duke dhuruar spektakël të vërtetë që po mbahet në 11 shtete.“Euro 2020” është bërë edhe më i veçantë me pra...

Sport 3 Korrik 2021, 13:12

Drejtori i Juventusit zbardh të ardhmen e Ronaldos

ITALI – Pavarësisht zërave të fundit që e shohin Cristiano Ronalon jashtë Italisë dhe në merkato, duket se ende nuk ka asgjë të sigurtë.Janë disa ekipe që përfl...