Sport

Martinez: “Belgjikë-Itali? E padrejtë të ndeshemi në këtë fazë, por jemi gati”

2 Korrik 2021, 04:36 Nga DOSJA
Martinez: “Belgjikë-Itali? E padrejtë të ndeshemi në

GJERMANI – Sot në orën 21:00, në “Allianz Arena” të Munche, do të luhet çerekfinalja e dytë, Belgjikë-Itali. Në konferencën për shtyp, para këtij takimi, trajneri i Belgjikës Roberto Martinez, nuk ka treguar nëse Kevin De Bruyne dhe Eden Hazard janë rikuperuar dhe do të jenë në fushë ndaj “azzurrëve”, duke e lënë gjithçka në dorë të mjekëve të kombëtares.

“De Bruyne dhe Eden Hazard janë në luftë me kohën. Nuk është një taktikë e imja, ju siguroj për këtë, janë mjekët ata që do të vendosin. Eden ka pësuar një dëmtim muskular dhe do ta ketë të vështirë të luajë, ndërkohë Kevin ka një problem në ligamentin e gjurit. Të shohim, dëshira ime është t’i kem të dy në dispozicion,”- u shpreh trajneri Martinez.

Në lidhje me sfidën ndaj Italisë, ai theksoi se do të jetë një ndeshje e mjaft vështirë dhe se do të jenë episodet ato që do të vendosin fatin e fitores.

“Belgjikë-Itali? Luajnë dy prej skuadrave më të forta të këtij kompeticioni. Kemi fituar 14 ndeshje mes eliminatoreve dhe “Euro2020”, është e padrejtë të ndeshemi që në këtë fazë të turneut, por jemi gati. Kam shumë respekt për Italinë që ka kualitete individuale, por edhe shumë grintë e dinamizëm. Mbrojnë si skuadër dhe cilësia e tyre më e madhe është se dinë të luajnë një futboll të bukur, meritat për këtë i shkojnë Mancinit”,- deklaroi në mbyllje trajneri i “djajve të kuq” Roberto Martinez.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport allianz arena eden hazard italia kevin de bruyne roberto mancini roberto martinez allianz arena eden hazard italia kevin de bruyne roberto mancini roberto martinez

Sondazh

Poll