Sport

Reali edhe një përpjekje për Mbappé. PSG kategorike: “Nuk është në shitje”!

1 Korrik 2021, 11:34 Nga DOSJA

FRANCE – Sulmuesi Kylian Mbappé do të qëndrojë te Paris SG, derisa të skadojë kontrata e tij, pas një viti, kur ai do t’i thotë lamtumirë skuadrës franceze, për një transferim falas drejt Real Madridit.

Sipas lajmeve këtë mëngjes nga gazeta franceze “L’Equipe”, talenti i ‘bluve’ të Parisit tashmë ka ide të qarta mbi temën e rinovimit dhe të ardhmen e tij, edhe nëse presidenti Al-Khelaifi do të përpiqet ta bindë atë të nënshkruajë një marrëveshje e re deri në fund.

Kjo është edhe arsyeja pse, përballë tentativave të fundit nga ‘los blancos’, e njëjta përgjigje ka ardhur gjithmonë nga Parisi: “Mbappé nuk është për shitje”. Eshtë një “Jo” kategorike.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport al-khelaifi kylian mbappe l'equipe paris sg real madridit al-khelaifi kylian mbappe l'equipe paris sg real madridit

Sondazh

Poll