Sport

Futbollisti Arsenalit copton G-Classin e tij 120 mijë eurosh

1 Korrik 2021, 09:02 Nga DOSJA

ANGLI – Futbollisti i Arsenalit, Ainsley Maitland-Niles, aksidentoi pasditen e djeshme makinën e tij 120 mijë euroshe. Arsenali konfirmoi se mesfushori nuk ishte lënduar pas aksidentit, raporton “The Sun”.

“Ne jemi në dijeni të një aksidenti automobilistik që përfshin Ainsley Maitland-Niles. Ainsley është i padëmtuar dhe në shtëpi”,- tha një zëdhënës i Arsenalit.

“Ishte një aksident tronditës dhe dukej si një masakër e plotë në vendin e ngjarjes”, tha një burim.

“Ndërsa po kalonim, u habitëm kur pamë Maitland-Niles buzë rrugës. Dukej sikur ishte mirë, ai ishte ulur atje në telefonin e tij, por makina e tij ishte një prishur”.

Shoferja e moshuar e makinës tjetër, u pa gjithashtu jashtë nga automjeti i saj dhe po mbështetej nga zjarrfikësit në momentet pas përplasjes.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll